Blinkeni falënderon Vuçiqin për "angazhimin konstruktiv" me ekipin SHBA-BE
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin e Shteteve të Bashkara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të cilët ishin javën e kaluar në Beograd dhe Prishtinë. “.. dhe për sinqeritetin tij ndaj propozimit evropian për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter. Blinken dhe Vuçiq kanë zhvilluar më 1 shkurt një bisedë telefonike.