103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Новости за 03.06.2023

Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj

Evropaelire.org 

Sa herë që ndodhin incidente në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, shqetësime paraqiten edhe te partnerët ndërkombëtarë të kompanisë së teknologjisë së informacionit ‘Anchorzup’, në Prishtinë. Kjo kompani ofron shërbime për tregun ndërkombëtar, përfshirë zhvillimin e softuerëve, ueb-faqeve, shërbime marketingu dhe shitjeje. Për t'u informuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë Jeta Zagragja, themeluese dhe kryeshefe ekzekutive në kompani... Читать дальше...

YouTube nuk do të merret më me pretendimet e rreme për zgjedhjet në SHBA

Evropaelire.org 

Platforma YouTube nuk do t’i largojë më nga faqja e saj, materialet me pretendime të rreme për mashtrime lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara. Ky vendim, i marrë pak para nisjes së fushatës për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, përbën ndryshim të politikës së zbatuar që disa muaj. Kompania ka thënë se deri më tani i ka larguar nga rrjeti mijëra video, që e kanë vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të fundit, mirëpo tani është koha për “rivlerësim” të situatës. Читать дальше...

Kurti: Nuk mund të ketë kryetarë të rinj pa zgjedhje të reja

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se nuk mund të ketë kryetarë të rinj në katër komunat në veri - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq - pa zgjedhje të reja. “Unë e kuptoj që zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës, kanë pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet, e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet”, ka deklaruar Kurti. Kurti u është referuar kryetarëve të rinj shqiptarë, të cilët i kanë fituar mandatet në këto komuna... Читать дальше...



Në qeli me Navalnyn: Si janë kushtet në burgjet ruse

Evropaelire.org 

I burgosuri më i famshëm politik në Rusi e kalon shumicën e kohës në një qeli izolimi prej 2.5 - 3 metrash. Mbështetësit e Aleksei Navalnyt e kanë krijuar një ekspozitë lëvizëse, duke treguar se si duket qelia e tij. Aktualisht, ekspozita është duke u prezantuar në pjesën e qytetit të vjetër në Pragë të Republikës Çeke. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Lendi Susuri)

Mësimdhënësit u druhen pasojave të reformës

Evropaelire.org 

Sindikatat e arsimit në Maqedoninë e Veriut kanë dalë kundër reformës në arsimin fillor që ka nisur të aplikohet në këtë shtet tash e disa vjet me radhë. Nga shtatori, reforma do të përfshijë klasën e gjashtë të arsimit fillor, me bashkimin e lëndëve mësimore në dy grupe, në lëndën e shkencave të natyrës dhe lëndën shoqërore, që do të përfshijnë lëndët e deritashme: Gjeografi, Histori, Kimi, Fizikë, Biologji etj. Sipas projektimeve të Ministrisë së Arsimit, me këtë reformë që ka nisur të zbatohet nga viti 2020... Читать дальше...

Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar

Evropaelire.org 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e ri presidencial në Ankara. Teksa e ka lexuar betimin, ai ka thënë se do t’iu përmbahet vlerave të republikës laike dhe do t’i mbrojë të drejtat e njeriut. Teksa blloku qeveritar e ka duartrokitur, pjesëtarë të opozitës nuk janë ngritur në këmbë, në momentin e betimit, si shenjë proteste. Erdogan i ka fituar zgjedhjet presidenciale më 28 maj, në rundin e balotazhit, duke i siguruar edhe pesë vjet në pushtet. Ai veçse është në krye të Turqisë që gati 20 vjet. Читать дальше...

BE i kërkon Kosovës mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka kërkuar të shtunën që Kosova t'i pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës, dhe që kryetarët e zgjedhur shqiptarë të kryejnë funksionin e tyre nga objektet alternative. “Zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur në të katër komunat, dhe ato të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në to”. Në një deklaratë të Bashkimit Evropian, të lëshuar nga kryediplomati i BE-së... Читать дальше...

Tre ushtarë izraelitë të vrarë afër kufirit me Egjiptin

Evropaelire.org 

Tre ushtarë izraelitë janë varë dhe disa të tjerë janë plagosur, nga një person i armatosur afër kufirit me Egjiptin, ka thënë ushtria. Autoritetet izraelite kanë thënë se një ushtar dhe një ushtare janë qëlluar për vdekje në mëngjesin e së shtunës. Trupat e tyre janë gjetur, pasi një zyrtar nuk ka arritur t’i kontaktojë. Sulmuesi i dyshuar më pas është vrarë, derisa një ushtar i tretë izraelit është qëlluar për vdekje gjatë operacionit të kërkimit. Për këtë incident është raportuar vetëm... Читать дальше...



Përplasja e iranianëve dhe talibanëve rreth Traktatit për Ujin

Evropaelire.org 

Problemet rreth furnizimit me ujë kanë vënë në pah marrëdhëniet e brishta të udhëheqësve talibanë në Afganistan me shtetin iranian, ku të dyja palët kanë treguar shqetësimin e tyre lidhur me mungesën potenciale të ujit në kufirin afgan-iranian, para se të kalojë në një fazë emergjence. Tensionet ndërmjet këtyre dy shteteve mbeten të larta, pas vdekjes së trupave ushtarake më 27 maj. Të dyja palët, zyrtarët talibanë dhe ata iranianë, kanë rritur aktivitetet ushtarake dhe paralajmërimet mbi situatën. Читать дальше...

Irani: Do të formojmë aleancë detare me shtetet e Gjirit

Evropaelire.org 

Komandanti i marinës iraniane, Shahram Irani, ka thënë se shteti i tij, dhe Arabia Saudite, si dhe tri shtete tjera të Gjirit, planifikojnë të formojnë një aleancë detare. Aty do të përfshihet edhe India e Pakistani, kanë raportuar mediat iraniane. “Shtetet e rajonit e kanë kuptuar sot se vetëm bashkëpunimi me njëra-tjetrën garanton siguri të zonës”, është cituar të ketë thënë Irani. Ai nuk ka dhënë hollësi se në çfarë shkalle do të formohet aleanca, por ai ka thënë se do të jetësohet shpejt. Читать дальше...

Zyrtari amerikan Finer me kërkesa për Kosovën dhe Serbinë

Evropaelire.org 

Zëvendëskëshilltari amerikan për Siguri Kombëtare Jon Finer, ka biseduar ditëve të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Alesandar Vuçiq, lidhur me tensionet në veri të Kosovës. Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 29 majit në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potik, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Më 29 maj, protesta ka përshkallëzuar në dhunë, mes pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe protestuesve serbë. Читать дальше...

Lufta në Tajvan do të ishte “shkatërruese”

Evropaelire.org 

Konflikti në Ngushticën e Tajvanit do të ishte “shkatërrues”, ka paralajmëruar të shtunën Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, teksa e ka kritikuar mungesën e gatishmërisë së Kinës për t’u përfshirë në bisedime. Ai ka thënë se e gjitha bota e ka për detyrë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit. “Siguria e korsive të transportit detar dhe zinxhiri global i furnizimeve varet nga diçka e tillë. Mos u ngatërroni, konflikti në Ngushticën e Tajvanit, do të ishte shkatërrues”... Читать дальше...

Indi: Mbi 230 persona të vdekur si pasojë e përplasjes së tre trenave

Evropaelire.org 

Të paktën 238 persona kanë vdekur dhe mbi 650 të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së tre trenave në rajonin Odisha të Indisë, kanë thënë zyrtarët. Një tren pasagjerësh e ka devijuar binarin dhe ka rënë në binarin e linjës tjetër, në pasditen e së premtes. Afër ka qenë edhe një tren  i palëvizshëm mallrash. Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi shumë persona kanë mbetur nën rrënoja. “Forca me të cilën janë përplasur trenat, ka rezultuar me shumë pjesë të trenave të shtypura krejtësisht. Читать дальше...



Москва

Директор Благотворительного Фонда «Провидение» Елена Осипова стала финалистом премии «Россия - страна возможностей»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о реновации в Академическом районе



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Гречка

Анна Пересильд, Леон Кемстач, Светлана Иванова, Яна Чурикова, Саша Стоун и другие гости «белой вечеринки» в рамках ММКФ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Победа спортсменов Центра боевых искусств

Баскетболист ЦСКА Хэнлан назвал Москву лучшим местом для жизни

МФК «Динамо Пушкино» вошел в топ-8 команд Всероссийского футбольного турнира «Кубок Казани»


WTA

Пятая ракетка мира Пегула не выступит на турнире WTA 1000 в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

«Так решил Путин»: каким путём пойдёт Россия, объяснил Хазин



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России