103news.com
World News in Albanian
Июнь
2023

Новости за 05.06.2023

Nis Java e Krenarisë me thirrjen “T’du qashtu qysh je!”

Evropaelire.org 

“T’du qashtu qysh je!” është motoja e Javës së Krenarisë këtë vit në Kosovë, që nisi më 5 qershor dhe do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme për promovimin e barazisë dhe fuqizimin e komunitetit LGBTI+ (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) në Kosovë. “Me “T’du qashtu qysh je” duam t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të vetëm. Dashuria, pranimi dhe ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës profesionalem janë më se të nevojshme, për të mos thënë thelbësore, për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit mendor”... Читать дальше...

Serbët vazhdojnë protestat derisa peshohet opsioni i zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Protestat e qytetarëve serbë kundër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës, hynë të hënën në javën e dytë. Derisa zgjedhjet e reja lokale diskutohen si mundësi për shtensionimin e situatës, edhe Qeveria e Kosovës, edhe serbët lokalë kanë fillimisht kushte për mbajtjen e tyre.

Mike Pence shpall kandidaturën për president të SHBA-së

Evropaelire.org 

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qershor e shpalli veten kandidat në garën presidenciale të republikanëve për pozitën e presidentit, duke nisur kështu një betejë kundër ish-presidentit Donald Trump. Ekipi i fushatës së Pence e paraqiti një deklaratë kandidature në Komisionin Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së. Pence do ta nisë fushatën e tij me një video dhe një fjalim në Ioëa më 7 qershor, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters javën e kaluar tre burime të afërta me Pence. Kandidimi... Читать дальше...



KFOR: Ushtarët e lënduar italianë kthehen në Itali

Evropaelire.org 

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur më 5 qershor se 15 ushtarë italianë të lënduar janë kthyer në shtëpi për trajtim mjekësor. Sipas njoftimit të KFOR-it, 11 prej këtyre ushtarëve të lënduar i kishin pësuar lëndimet gjatë përleshjeve më 29 maj në Zveçan, ndërsa tetë të tjerë u referuan nga kampi Villagio Italia në Pejë për trajtime mjekësore. “Sot, 15 nga 19 trupat u kthyen në Itali dhe u transferuan në spitalin ushtarak italian ‘Celio’ për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Të tjerët... Читать дальше...

Dy festa ndaras për 21-vjetorin e themelimit të BDI-së

Evropaelire.org 

Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, parti kjo e dalë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare pas konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut, ditëlindjen e saj të 21-të e shënon e përçarë në dy pjesë. Përvjetori i BDI-së shënohet nga dy grupe në dy lokacione të ndryshme. Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, në mesditë ka organizuar debat me temën “Fronti evropian” në Shkup ku ka theksuar se në këtë front të gjithë janë të mirëseardhur duke u bërë thirrje të gjitha forcave politike që të reflektojnë... Читать дальше...

Trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë

Evropaelire.org 

NATO ka konfirmuar më 5 qershor se në Kosovë kanë filluar të arrijnë trupat përforcuese për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, pasi përleshjet e dhunshme me protestuesit në Zvecan më 29 maj i kishin lënë 30 ushtarë të KFOR-it të lënduar. “Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë do ta përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NATO-ja. Në këtë deklaratë thuhet se këta trupa përforcues... Читать дальше...

Blinken: SHBA-ja s’do ta lejojë Iranin të bëhet me armë bërthamore

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ritheksoi më 5 qershor qëndrimin e administratës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, se Irani është kërcënimi kryesor i Izraelit dhe nuk do të lejohet kurrë të ketë armë bërthamore në posedim. “Nëse Irani refuzon rrugën e diplomacisë, atëherë, siç e ka bërë vazhdimisht të qartë presidenti Biden, të gjitha opsionet janë në tryezë për t’u siguruar që Irani të mos posedojë armë bërthamore”, tha Blinken në një fjalim para grupit lotues pro-izraelit... Читать дальше...

Gjykata e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin evropian

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian e intensifikoi luftën për sundim të ligjit në Poloni më 5 qershor, kur gjykata më e lartë e bllokut evropian e konfirmoi se Varshava nuk i kishte respektuar rregullat e BE-së për pavarësi të gjyqësorit. Lidhur me këtë akuzë, Polonia, anëtare e BE-së, tashmë ka humbur mbi gjysmë miliardë euro në gjoba. Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi të hënën se reforma e drejtësisë e Polonisë e vitit 2019 ka shkelur ligjin e BE-së pasi Komisioni Evropian, dega ekzekutive e bllokut evropian... Читать дальше...



Sulmohet një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një veturë policore është sulmuar me gurë gjatë patrullimit afër objektit komunal të Zveçanit. Si pasojë e sulmit, veturës i është thyer xhami, mirëpo nuk raportohet për të lënduar. Në një përgjigje për REL-in, Policia e Kosovës ka konfirmuar se hetimet për këtë rast kanë filluar. "Mund të konfirmojmë se një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit"... Читать дальше...

Dënim me kusht për dy drejtorë të spitalit modular në Tetovë

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Tetovë ka dënuar me nga 1 vit e gjysmë burgim me kusht dy drejtorët e spitalit në Tetovë lidhur me vdekjen e 14 personave nga një zjarr që kishte rënë në objektin modular më 8 shtator 2021. Drejtori i spitalit, Florin Besimi, dhe ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, nuk do ta vuajnë dënimin nëse brenda tre vjetëve nuk e përsërisin veprën. Viktimat e kësaj tragjedie ishin persona të prekur me sëmundjen COVID-19 dhe po trajtoheshin në objektin modular pranë spitalit të Tetovës. Читать дальше...

Edhe Qeveria, edhe serbët me kushte për zgjedhjet

Evropaelire.org 

Për mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - ka kushte si Qeveria, ashtu edhe popullata vendase. Zgjedhjet përmenden si opsion për shtensionimin e situatës, pasi marrja e detyrës nga kryetarët shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, ka shkaktuar tensione e trazira qysh më 26 maj. Për këtë situatë, Kosova ka fajësuar Serbinë, përkatësisht “strukturat kriminale” të organizuara prej vetë saj, ndërsa Serbia Kosovën. “Sundimi i ligjit është... Читать дальше...

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti-Vuçiq, kur të ketë kushte

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se, është i gatshëm të organizojë takim të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por, sipas bllokut, për diçka të tillë duhet krijuar kushtet. Kështu ka deklaruar të hënën zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke komentuar takimin e mundshëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. “Natyrisht, ne jemi gjithmonë të gatshëm të jemi mikpritës të takimit në nivel të lartë, në kuadër të dialogut mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq... Читать дальше...

Protestat e serbëve në veri

Evropaelire.org 

Serbët lokalë janë duke i vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 5 qershor. Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Rreth 100 nxënës të helmuar në veri të Afganistanit

Evropaelire.org 

Gati 100 nxënës, kryesisht vajza, janë helmuar në provincën veriore Sar-e-Pul në Afganistan, ka thënë një zyrtar lokal. Dyshohet se helmimi ka ndodhur përgjatë fundjavës në dy shkolla. Shtatë mësuese, një mësues dhe një mirëmbajtës i shkollës, kanë qenë në mesin e të helmuarve, kanë thënë autoritetet. Gjendja shëndetësore e nxënësve është e mirë. Disa janë përballur me lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje. Zyrtarët në shkolla dyshojnë se mund të jetë përdorur një substancë nëpër klasa, që ka shkaktuar astmë, dhe rrjedhje hunde. Читать дальше...

Inflacioni në Turqi, nën 40 për qind për herë të parë këtë vit

Evropaelire.org 

Inflacioni vjetor në Turqi ka rënë nën shifrën 40 për qind në maj, për herë të parë që 16 muaj. Sipas të dhënave zyrtare, kjo ulje është nxitur nga oferta momentale e gazit falas për ekonomitë familjare. Çmimet e konsumit janë rritur për 39.6 për qind në baza vjetore dhe kanë qenë pothuajse stabile me muajin paraprak, ka thënë Agjencia shtetërore e Statistikave. Megjithatë, këto shifra zyrtare – të parat prej kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar si president për një mandate të ri më 28 maj ... Читать дальше...

Java nëpërmjet fotografive

Evropaelire.org 

Tensionet në komunat në veri të Kosovës, sulmet ruse me dronë mbi Kiev, protesta e mësimdhënësve në Hungari për paga dhe kushte më të mira të punës, kriza ushqimore në Afganistan janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell imazhet më të veçanta.

India kërkon hetime të reja për aksidentin vdekjeprurës me tre trena

Evropaelire.org 

Ministria indiane për Hekurudha, ka rekomanduar që agjencia kryesore e detektivëve të hetojë incidentin vdekjeprurës mes tre trenave, duke lënë të vdekur 275 persona. Ministri për Hekurudha, Ashwini Vaishnaw, e ka bërë të ditur këtë vendim, por nuk ka dhënë më shumë hollësi. Hetimet për incidentin veçse kanë nisur dhe raportimet preliminare tregojnë se një defekt në sinjal ka çuar në përplasje. Përplasja e tre trenave në mbrëmjen e së premtes, është përshkruar si aksidenti më i rëndë me trena në Indi, këtë shekull. Читать дальше...

Escobar dhe Lajçak për vizitë në Kosovë

Evropaelire.org 

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të zhvillojnë takime me krerë të lartë shtetërorë në Prishtinë dhe Beograd, më 5 dhe 6 qershor. Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi mes tij dhe diplomatëve të huaj, do të nisë në orën 20:00 në ndërtesën e Qeverisë. Një ditë më parë, Escobar ka thënë për BBC-në se tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të shmangshme... Читать дальше...

Kërkesat e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet eventuale

Evropaelire.org 

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë të hënën se do të marrë pjesë në zgjedhje, që eventualisht do të mund të mbahen për komunat në veri, kur t’i plotësohen dy kushte. Ajo ka thënë se forcat speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës, dhe që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese... Читать дальше...



Москва

РАСЧЁТ НА 7 МАЯ: В КУЛУАРАХ НЕШУТОЧНЫЕ СТРАСТИ - КТО ОСТАВИТ СВОЙ ПОСТ


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Заявку на конкурс «Новатор Москвы» можно подать до 1 мая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певец

Певец Сергей Трофимов осудил Лепса за конфликт с фанаткой на концерте в Костроме




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Парашютный Фестиваль «Небофест 2024» состоится 26 мая в Нижнем Новгороде

В Екатеринбурге Росгвардия обеспечила охрану порядка на масштабных массовых мероприятиях

Научили, рассказали провели мастер-класс: все о пожарной безопасности и безопасности на воде


Елена Рыбакина

Елена Рыбакина провела первую тренировку в Штутгарте. Видео



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Как обезопасить себя в сезон клещей: советы доктора Кутушова



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России