Добавить новость
103news.com
World News
Февраль
2018

SHBA: Zyrtarët thonë se Rusia synon të përzihet në zgjedhjet e ardhshme

0
Shefat e agjencive kryesore të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se Rusia synon rtë përdorë sulme kibernetike dhe taktika të tjera, në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme për Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe në disa vende evropiane.


Duke dëshmuar sot para Komitetit të Inteligjencës së Senatit amerikan, drejtorët e CIA-s, FBI-së, Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, dhe të tri agjencive të tjera të spiunimit, janë pajtuar me vlerësimin se Moska nuk i ka kufizuar përpjekjet e saj për të ndikuar në politikën amerikane, prej zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.


“Gjatë gjithë komunitetit, ne nuk kemi parë asnjë dëshmi të ndonjë ndryshimi të rëndësishëm”, tha Dan Coats, drejtor i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.


“Operacionet e vazhdueshme dhe të rënda kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aletatëve tanë evropianë do të vazhdojnë, me përdorim të zgjedhjeve si mundësi për shkatërrim të demokracisë”, tha Coats në deklaratën me shkrim.


Në raportin e publikuar në janar të vitit të kaluar, agjencitë e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara patën konkluduar se Rusia ishte angazhuar në hakerizëm dhe përpjekje propaganduese, për të ndikuar në votimet presidenciale të vitit 2016.


Moska disa herë i ka hedhur poshtë akuzat.


Tri komitete të ndryshme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, po zhvillojnë hetime ose për atë fushatë, ose për lidhjet e dyshuara ndërmjet zyrtarëve rusë dhe ndihmësve të tashëm dhe të dikurshëm të presidentit amerikan, Donald Trump.


Një hetim i udhëhequr nga agjencia FBI për këtë çështje ka çuar në padi kundër dy ish-ndihmësve të zotit Trump, ndërsa dy të tjerë kanë deklaruar se ndjehen fajtorë.






Губернаторы России





Губернаторы России
103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России