Добавить новость
103news.com
World News
Июль
2018

Diskutime për referendumin dhe Qeverinë teknike

0
Liderët e katër partive politike po diskutojnë për të tretën herë me radhë çështjet që kanë të bëjnë me referendumin për marrëveshjen me Greqinë, modelin e formimit të Qeverisë teknike para zgjedhjeve parlamentare, si dhe kapërcimin e dallimeve për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) që duhet të organizojë referendumin në Maqedoni.


Sipas kryeministrit Zoran Zaev, për momentin, zgjidhje ka vetëm për formën e funksionit të Qeverisë para cikleve zgjedhore, KSHZ-në dhe Ligjin për financimin e partive politike.


“Kemi pranuar kërkesën e VMRO-DPMNE-së që të bëhen ndryshime ligjore që do të mundësojnë që një Qeveri teknike të organizojë të gjitha ciklet zgjedhore parlamentare, sipas modelit të Marrëveshjes së Përzhinës. Jemi marr vesh që takimi i liderëve të përfundojë gjatë ditë së mërkurë, pra të mos ketë shtyrje të mëtejme. Se si do të merremi vesh varet nga të gjithë ne brenda. Tani do të bisedojmë për çështjet tjera, për pyetjen e referendumit, karakterin dhe datën e mbajtjes së referendumit. Këtë si shumicë parlamentare e bëjmë që të dëshmojmë përkushtim ndaj gjithë këtij procesi. Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar kryeministri Zaev.


Partitë kanë arritur marrëveshje që përbërja e KSHZ-së të bëhet sipas ligjit aktual, pra me dy të tretat e votave në Kuvend, e jo me shumicë të thjeshtë siç pretendonte pushteti. Ndërsa janë pajtuar edhe për kontrollin e financimeve të partive, në veçanti gjatë cikleve zgjedhore. Kjo u konfirmua edhe nga lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski.


“Me çështjet për të cilat kemi arritur marrëveshjet garantohet një procesi zgjedhor i suksesshëm pavarësisht se kur do të mbaheshin ato, apo se do të jetë të rregullta apo të jashtëzakonshme. Opozita do të ndihet komode pasi do të ketë kushtet e njëjta që kishte opozita para kësaj Qeverie. Pra, do të kemi Qeveri e cila do të sigurojë mbarëvajtje të zgjedhjeve”, ka deklaruar Mickovski.


Partitë kanë dallime edhe për pyetjen e referendumit, e cila siç ka bërë të ditur Zaev, do të jetë përafërsisht në formën se “a jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë”.


Por, opozita këtë formulim e ka quajtur manipulues pasi kërkon që pyetja të ketë lidhshmëri edhe me ndryshimin e emrit të shtetit, që sipas saj është edhe esenca e marrëveshjes me Greqinë. VMRO-ja, sipas partive në pushtet, në mënyrë indirekte ka kërkuar edhe amnisti për zyrtarët e saj të akuzuar për dhunën në Kuvend përmes ndryshimeve ligjore, por kjo është mohuar nga kryetari i saj, Hristijan Mickovski.


Nëse partitë harmonizojnë qëndrimet për referendumin, Kuvendi duhet të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përkatësisht të emërojë përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që duhet të organizojë referendumin, i cili bazuar në qëndrimet e kryeministrit Zaev, do të mbahen në shtator po në fillim të muajit tetor. Pas kalimit të referendumit, pason procedura për ndryshimet kushtetuese, por vetëm nëse referendumi kalon me sukses. Marrëveshja për emrin e ri të shtetit “Maqedonia Veriore”, duhet të ratifikohet edhe në Parlamentin e Greqisë, në të kundërtën, bazuar në marrëveshjes mes dy shteteve, ajo nuk do të jetë e vlershëm nëse ndonjëra nga palët nuk e zbaton deri në fund.






Губернаторы России





Губернаторы России
103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России