Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se në kohën kur Radomir Llaban ishte dekretuar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese më 2018, partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar nga gjykata nisjen e procedurave për shkarkimin e tij.
Por, një kërkesë të tillë, sipas Haxhiut, kryetarja e atëhershme e Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi, ishte cilësuar si “ndërhyrje në pavarësinë” e Gjykatës.
Ky reagim i Haxhiut vjen një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka tërhequr një kërkesë drejtuar Kushtetueses në korrik... Читать дальше...