Më 10 tetor mbahet rrethi i ri i bisedimeve SHBA-Kinë
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha se temat e bisedimeve përfshijnë transferimin e detyruar të teknologjisë, të drejtat e pronësisë intelektuale, bujqësia si dhe çështje të tjera.
Kina dhe SHBA-ja kanë negociuar një marrëveshje që nga janari për t'i dhënë fund një lufte tregtare, e filluar vitin e kaluar, që ka rezultuar në qindra miliarda dollarë detyrime doganore reciproke për mallrat.
SHBA-ja bën thirrje për durim, para negociatave tregtare me Kinën
Presidenti Trump ka thënë ditë më parë, se Kina duhet të arrijë marrëveshje me Uashingtonin, duke paralajmëruar se do të jetë edhe më i ashpër ndaj Pekinit nëse bisedimet tregtare zvarriten.
Lufta tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës ka lëkundur tregjet e aksioneve dhe ka rritur frikën për një recesion global.
Trump fton kompanitë amerikane të largohen nga Kina
