Добавить новость
103news.com
World News
Август
2020
1
2
3
4 5 6 7 8 9 10
11
12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24
25
26 27 28 29 30 31

Bjellorusi: Kandidatja opozitare bën ankesë kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale

0
Kandidatja opozitare në Bjellorusi, Svyatlana Tsikhanouskaya ka bërë ankesë zyrtare kundër zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, duke thënë se mbështetësit e saj nuk do ta pranojnë më kurrë udhëheqësinë e presidentit, Alyaksandr Lukashenka.


Protestat dhe grevat kanë shpërthyer në Bjellorusi tash e 13 ditë me radhë,  duke kundërshtuar ato që shumica i konsiderojnë zgjedhje presidenciale “të manipuluara” në të cilat Lukashenka ka fituar më shumë se 80 për qind të votave.


Kjo situatë përbën krizën më të thellë për presidentin bjellorus, që ka 26 vjet në pushtet.


“Duhet t’i bëhet e qartë presidentit se ka nevojë për ndryshim. Shpresoj se do të triumfojë qëllimi i mirë dhe që njerëzit do të dëgjohen e do të ketë zgjedhje të reja”, ka thënën Tsikhanouskaya më 21 gusht.


Kjo ka qenë konferenca e saj e parë për media prej kur ajo ka ikur në Lituani një javë më parë, për shkak të pakënaqësive të shprehura për rezultatin zgjedhor.


Megjithatë, Tsikhanouskaya u ka thënë gazetarëve se planifikon të kthehet në shtëpi “kur të ndihet e sigurt atje”.


Avokati i saj Maksim Znak ka nisur ankesën në Gjykatën Supreme të Bjellorusisë, duke kërkuar që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet e 9 gushtit.


“Ankesa është dorëzuar. Vendimi se kur duhet nisur procedurat pritet brenda disa ditësh”, ka thënë Znak, anëtar i Këshillit opozitar për Koordinim.


Lukashenka në anën tjetër vazhdon të jetë mospërfillës ndaj protestave në rrugë, si dhe kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve të reja.


Bashkimi Evropian ka thënë të mërkurën se nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi dhe do të vendosë sanksione ndaj personave të përfshirë në mashtrimet zgjedhore si dhe në shtypje të protestave.


-Këndvështrimet nga Ballkani Perëndimor për ngjarjet në Bjellorusi, Kosova përkrah masat e perëndimit


-Galeotti: Lukashenkan do ta rrëzojnë nga pushteti bashkëpunëtorët e tij






Губернаторы России





Губернаторы России
103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России