Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News
Февраль
2022

Kryetitujt e luftës së Ukrainës

0
Kryetitujt e luftës së Ukrainës

Në vijim është një përmbledhje e kryetitujve dhe deklaratave më të rëndësishme në ditën e tretë të luftimeve të Ukrainës me trupat Ruse që nisën të enjten një operacion pushtimi. E shtuna u përcjell me luftime të ashpra derisa shtete të ndryshme evropiane kanë nisur të rrisin donacionet e armatimit për Ukrainën.

* Volodymyr Zelensky tha se Kievi mbeti nën kontrollin ukrainas të shtunën ndërsa forcat ruse rifilluan sulmin e tyre, duke goditur kryeqytetin dhe qytetet e tjera me artileri dhe raketa të ndryshme.

* Mijëra flamuj dhe pankarta blu dhe verdhë, u ngritën nga protestuesit në mbarë botën në shenjë mbështetjeje për popullin e Ukrainës duke u bërë thirrje qeverive të bëjnë më shumë për të ndihmuar Kievin, për të ndëshkuar Rusinë dhe për të shmangur një konflikt më të gjerë.

* Gjermania ndryshoi qëndrimin e saj në lidhje me vendosjen e kufizimeve në qasjen e Rusisë në sistemin global të pagesave ndërbankare të njohur si SWIFT, duke iu bashkuar fuqive të tjera perëndimore në mbështetje të sanksioneve më të ashpra që synojnë ndalimin e pushtimit rus të Ukrainës.

* BE është në bisedime për një paketë të tretë sanksionesh ndaj Rusisë, tha një diplomat i BE-së për Reuters.

* Ukraina mohoi sugjerimet se po refuzonte të negocionte një armëpushim me Rusinë, por tha se gjithashtu nuk ishte gati të pranonte ultimatume ose kushte të papranueshme.

* Turqia nuk ka marrë një vendim për të mbyllur ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit për anijet ruse, tha një zyrtar turk për Reuters.

* Udhëheqësi çeçen rus Ramzan Kadyrov, një aleat i presidentit Vladimir Putin, tha se luftëtarët çeçenë ishin vendosur në Ukrainë.

* Kryetari i bashkisë së Kievit zgjati një shtetrrethim në kryeqytetin ukrainas të shtunën.

* Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se përparimi rus në Ukrainë ishte ngadalësuar përkohësisht, ndoshta për shkak të problemeve logjistike dhe rezistencës së fortë.

* Trupat ruse pushtuan qytetin juglindor të Ukrainës, Melitopol, tha ministria ruse e mbrojtjes. Por ministri i forcave të armatosura britanike, James Heappey, tha se Britania nuk besonte se forcat ruse kishin pushtuar Melitopolin.

* Refugjatët që ikën nga pushtimi rus i Ukrainës vazhduan të drejtoheshin përtej kufijve të saj perëndimorë të shtunën, me rreth 100,000 persona që arritën në Poloni në vetëm dy ditë.

* Shërbimi i Sigurimit Shtetëror i Ukrainës (SBU) të shtunën mohoi një raport se helikopterët rusë kishin zbritur në rajonin e Lviv, një zhvillim që do të kishte sinjalizuar një zgjerim të mëtejshëm të pushtimit.

* Rusia do t'i përgjigjet konfiskimit të parave të qytetarëve dhe kompanive ruse jashtë vendit duke sekuestruar fondet e të huajve dhe kompanive të huaja në Rusi, citoi agjencia e lajmeve RIA, Dmitry Medvedev, njëri nga drejtuesit kryesor të sigurisë.

* Shërbimi i rojeve kufitare ukrainase tha të shtunën se Rusia kishte mbyllur pjesën veriperëndimore të Detit të Zi për lundrim.

*Forcat ruse po bëhen gjithnjë e më të frustruara nga ajo që Shtetet e Bashkuara besojnë se është "e qëndrueshme" dhe shumë e vendosur rezistenca ukrainase, tha një zyrtar i mbrojtjes amerikane.

* Papa Françesku thirri presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe shprehu "dhimbjen e tij më të thellë" për vuajtjet e Ukrainës.

* Twitter është duke u kufizuar për disa përdorues në Rusi, tha kjo kompani në një postim të shtunën.

* Faqja zyrtare e Kremlinit, kremlin.ru, nuk funksionoi të shtunën, pas raportimeve për sulm në uebsajte të ndryshme të qeverisë ruse dhe mediave shtetërore.

* Qeveria ukrainase ka udhëzuar termocentralet të kalojnë në gaz natyror për të ruajtur rezervat strategjike të qymyrit, tha kreu i prodhuesit më të madh privat të energjisë në vend.

* Të paktën 198 ukrainas, duke përfshirë tre fëmijë, janë vrarë si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, citohet të ketë thënë kreu i Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës.

* Franca ka vendosur të dërgojë pajisje ushtarake mbrojtëse në Ukrainë për të mbështetur vendin kundër pushtimit rus, tha një zëdhënës i ushtrisë franceze, duke shtuar se çështja e dërgimit të armëve sulmuese ishte ende në shqyrtim.

* Gjigandi rus i energjisë Gazprom tha se po furnizonte gaz nëpërmjet Ukrainës në përputhje me kërkesën nga konsumatorët evropianë pavarësisht konfliktit ushtarak.

* Policia detare franceze kapi një anije të shtunën që autoritetet dyshojnë se i përket një kompanie ruse ndaj së cilës janë vendosur sanksione nga Bashkimi Evropian.

* Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi ushtrisë ukrainase të rrëzojë udhëheqjen e vendit dhe të negociojë paqen.

* Rusia vuri veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten. Rezoluta do të dënonte pushtimin e Ukrainës nga Moska, ndërsa Kina abstenoi nga votimi.

* Presidenti Joe Biden udhëzoi Departamentin e Shtetit të SHBA-së që të lëshojë armë shtesë në vlerë prej 350 milionë dollarësh nga stoqet e SHBA-së për Ukrainë të premten, derisa ajo përpiqet të zmbrapsë një pushtim rus.

Deklaratat e rëndësishme

“Ne do të luftojmë për aq kohë sa duhet për të çliruar vendin”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh të postuar në rrjetet e tij sociale.

“Erdha në Berlin për të ngritur ndërgjegjen e Gjermanisë në mënyrë që më në fund të vendosin për sanksione vërtet të ashpra që do të ndikojnë në vendimet e Kremlinit”, u tha gazetarëve kryeministri polak Mateusz MoraWiecki përpara një takimi me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.

“Në tetor 2020 patëm privilegjin të takojmë Presidentin Zelensky dhe Zonjën e Parë për të mësuar për shpresën dhe optimizmin e tyre për të ardhmen e Ukrainës”, thanë në Twitter Princi William dhe gruaja e tij Kate.

"Sot ne qëndrojmë me Presidentin dhe të gjithë popullin e Ukrainës teksa ata luftojnë me guxim për atë të ardhme”, Princi William dhe gruaja e tij Kate.





Губернаторы России
Москва

Собянин заявил о росте инвестиций в Москву из-за импортозамещения





Москва

Красноярский музыкальный театр представил проект театральной экосистемы будущего


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: в Москве построят роботизированный завод по выпуску грузовиков



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Ивлеева

Сменившая образ Ивлеева появилась на презентации своего азиатского ресторана




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Крылатском будет создан современный спортивный кластер — Собянин

Поражения Шубенкова и Савлукова, осечка Кнороз и двойной триумф Макаренко: чем запомнился «Мемориал Знаменских»

Академия Плющенко требует почти два миллиона со сбежавшей от них юной спортсменки


Даниил Медведев

Российский теннисист Медведев снялся с турнира в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Автозак с людьми перевернулся на юго-востоке Москвы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России