Vërshime vdekjeprurëse në Korenë e Jugut
Dita e tretë radhazi me shira të rrëmbyeshëm ka shkaktuar rrëshqitje të dheut, ndërprerje të energjisë dhe dëme në infrastrukturë në gjithë shtetin.
Më herët gjatë së shtunës, zyrtarët kanë thënë se uji ka dalë përmbi një digë në qendër të provincës Çungçeong.
Kryeministri jugkorean, Han Duck-soo e ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për të ndihmuar në përpjekjet për kërkim-shpëtim.
Përveç të të vrarëve, tre persona është raportuar të jenë zhdukur dhe shumë të tjerë të plagosur.
Shifra e viktimave pritet të rritet.
