Добавить новость
103news.com
World News
Март
2025

Turqia e arreston rivalin kryesor të Erdoganit, nën dyshimin për korrupsion

0

Autoritetet turke e kanë arrestuar të mërkurën Ekrem Imamoglu, rivalin kryesor të presidentit Recep Tayyip Erdogan, nën dyshimin për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist.

Partia kryesore opozitare e ka cilësuar arrestimin e tij “tentim për puç kundër presidentit tonë të ardhshëm”.

Arrestimi i Imamoglut – kryetarit të njohur të Stambollit – vjen në një kohë kur shumë figura opozitare janë ndaluar në gjithë vendin, gjë që është cilësuar nga shumë si përpjekje e politizuar për t’i heshtur kundërshtarët.

Qeveria e Erdoganit i ka hedhur poshtë kritikat, duke thënë se gjyqësori është i pavarur.

Megjithëse autoritetet ndaluan përkohësisht protestat dhe policia mbylli disa rrugë të qytetit, rreth 100 persona u mblodhën para stacionit policor ku u dërgua Imamoglu dhe brohoritën: "Do të vijë dita kur AKP-ja do të japë llogari".

Imamoglu, 54 vjeç, prin para Erdoganit në disa prej sondazheve në Turqi.

Ai është duke u hetuar në dy raste të ndara, të cilat përfshijnë gjithashtu akuza për drejtimin e një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulim me tenderë.

Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), ishte në prag ta shpallte Imamoglun kandidat për president për ta sfiduar Erdoganit, i cili ka udhëhequr Turqinë për më shumë se dy dekada.

Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar për vitin 2028, por Erdogan e ka arritur kufirin e lejuar prej dy mandatesh si president, pasi më parë ka shërbyer si kryeministër. Nëse dëshiron të garojë përsëri për president, ai duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe të pretendojë se nuk e ka përfunduar mandatin e tij të dytë, ose i duhet ta ndryshojë Kushtetutën.

Erdogan pësoi disfatën e tij më të rëndë zgjedhore në zgjedhjet komunale mbarëkombëtare vitin e kaluar, kur CHP-ja e Imamoglut fitoi qytetet kryesore të Turqisë dhe mposhti partinë e tij në pushtet, AKP, në bastionet e saj.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Imamoglu tha se nuk do të dorëzohet dhe se do të vazhdojë të qëndrojë i palëkundur përballë trysnisë.

Lideri i CHP-së, Ozgur Ozel, e quajti arrestimin e Imamoglut përpjekje për grusht shteti dhe u bëri thirrje të gjitha grupeve opozitare të bashkohen kundër ndalimit të tij. Ai shtoi se partia do ta zgjedhë Imamoglun si lider të dielën, pavarësisht zhvillimeve.

Sipas një komunikate nga zyra e prokurorit të Stambollit për hetimin e parë, gjithsej 100 njerëz, përfshirë gazetarë dhe biznesmenë, dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale të lidhura me tenderë të caktuar të lëshuar nga bashkia e Stambollit.

Në hetimin e dytë, prokurorët e akuzojnë Imamoglun dhe gjashtë persona të tjerë për mbështetjen e Partisë së Punëtorëve Kurdistan, PKK, e cila konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.

Muajin e kaluar, PKK-ja shpalli armëpushim në përgjigje të thirrjes së liderit të burgosur, Abdullah Ocalan, për çarmatim, duke shënuar një hap të madh drejt përfundimit të një kryengritjeje që ka lënë mbi 40.000 të vdekur dhe që mund të ketë pasoja të rëndësishme për sigurinë rajonale dhe politikën.

Arrestimi i Imamoglut ndodhi një ditë pasi Universiteti i Stambollit e shfuqizoi diplomën e tij, vendim i cili, nëse konfirmohet, do ta pengonte atë të garojë në zgjedhjet presidenciale.

Zyra e guvernatorit të Stambollit ndaloi të gjitha tubimet dhe protestat në qytet për katër ditë.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России