Добавить новость
103news.com
World News
Март
2025

Presidentja thotë se shpejt do të caktohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shumë shpejt do të caktohet edhe data se kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Osmani, gjatë një prononcimi për gazetarë më 28 mars, tha se Presidenca ka pranuar sot shkresën zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pasi një ditë më parë u certifikuan rezultatet zgjedhore për votimet e 9 shkurtit.

Ajo tha se do të respektojë afatin ligjor që brenda 30 ditësh të thirret seanca konstituive.

“Për momentin, ekipi im ligjor është duke e analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë për përgatitje të kësaj seance, në mënyrë që kur të thirret seanca edhe të jetë e suksesshme, pra të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit. Gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues. Për momentin nuk mund t'ju jap një datë, sepse dua të jem e saktë, por shumë shpejt do ta keni edhe datën”, tha Osmani.

Pas certifikimit të zgjedhjeve, hapi i parë drejt formimit të institucioneve të reja është mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj seance zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, dhe deputetët e rinj bëjnë betimin.

Propozimi për kryetarin e ri i takon partisë së parë në zgjedhje, në këtë rast, Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, partitë më të mëdha politike propozojnë nga një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit.

Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë të votave. Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre.

“Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”, thuhet në Nenin 12, pika 5 e Rregullores së Kuvendit.

Vetëm pasi të ketë përfunduar seanca konstituive, presidentja mund të vazhdojë me obligimet e saj ligjore për të mandatuar partinë e parë për formimin e Qeverisë së re.

Megjithatë, është në diskrecionin e saj që të mandatojë më pas parti të tjera për të formuar ekzekutivin, nëse partia e parë nuk arrin të marrë mbështetjen e 61 deputetëve në Kuvend për Qeverinë e re.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России