Добавить новость
103news.com
World News
Апрель
2025

Të paktën 16 të vdekur nga stuhitë në SHBA

0

Stuhitë e fuqishme që kanë goditur pjesën qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave, thanë zyrtarët.

Ndërkaq, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit ka paralajmëruar për vërshime të mëdha në ditët në vijim.

Një sërë stuhish të fuqishme që kanë goditur nga Arkansasi e deri në Ohajo, kanë dëmtuar ndërtesa, kanë vërshuar rrugë e linja hekurudhore dhe kanë shkaktuar dhjetëra tornado ditëve të fundit.

Tenesia është goditur më së rëndi nga moti ekstrem dhe të shtunën autoritetet thanë se dhjetë persona kishin vdekur në pjesën perëndimore të këtij shteti amerikan.

Dy persona kanë vdekur për shkak të vërshimeve në Kentaki, sipas guvernatorit të këtij shteti, Andy Beshear. Ai tha se në mesin e viktimave ishte edhe një fëmijë.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale dhe nga mediat lokale kanë shfaqur dëme të mëdha në të gjitha shtetet e prekura nga stuhitë, përfshirë shtëpi të shkatërruara, dru të rrëzuar dhe linja të dëmtuara të energjisë elektrike.

“Priten vërshime të mëdha” të dielën në pjesë të rajoneve qendrore dhe lindore, tha Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit, duke shtuar se “njerëzit dhe pronat janë në rrezik të madh”.

Edhe dy vdekje u regjistruan në Misuri dhe një në Indiana si pasojë e stuhive.

Më shumë se 100.000 persona kanë mbetur pa energji elektrike në Arkansas dhe Tenesi mëngjesin e së dielës.

Shkencëtarët thonë se ngrohja globale po ndikon në çrregullimet klimatike, duke bërë që moti ekstrem të bëhet më i shpeshtë dhe më i ashpër.

Vitin e kaluar, në Shtetet e Bashkuara u shënua një rekord i ri i temperaturave të larta, teksa vendi u godit gjithashtu nga një valë tornadosh dhe uraganesh shkatërrues.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России