Добавить новость
103news.com
World News
Май
2025

Vuçiq niset drejt Moskës

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u nis më 7 maj drejt Moskës, ku do të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq. Avioni i tij, gjatë udhëtimit drejt kryeqytetit rus, u ndal fillimisht në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, njofton Radiotelevizioni i Serbisë, duke iu referuar agjencisë Tanjug.

Sipas RTS-së, avioni me të cilin po udhëton Vuçiqi, më pas ka vazhduar fluturimin drejt Moskës.

Sipas Kremlinit, më 9 maj është paraparë një takim dypalësh ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raportoi RTS.

Në fillim të marsit, Vuçiq njoftoi se do të merrte pjesë në paradën ushtarake me rastin e Ditës së Fitores kundër fashizmit, pas një bisede telefonike me Putinin.

Rusia më 9 maj shënon 80-vjetorin e fitores kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore me një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë, si dhe me një sërë aktivitetesh të tjera.

Paralajmërimet për udhëtimin e presidentit serb në Rusi kanë ngjallur reagime edhe nga institucionet evropiane.

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, më 29 prill deklaroi në një konferencë për media se “është në dorën e presidentit të Serbisë të vendosë për shkuarjen në Moskë”, por shtoi se, nëse Vuçiq shkon atje, ajo do ta ketë “shumë më të vështirë t’i ndihmojë Serbisë të qëndrojë e përkushtuar në rrugën evropiane”.

Nga liderët evropianë, vetëm Vuçiq dhe kryeministri sllovak, Robert Fico – i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin – kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Edhe Milorad Dodik, president i entitetit Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, ka paralajmëruar pjesëmarrjen në Moskë.

Në Rusi do të udhëtojë edhe presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Sipas agjencisë shtetërore ruse RIA Novosti, pjesëmarrjen në paradën e 9 majit e kanë konfirmuar edhe presidentët e Bjellorusisë, Alayksandr Lukashenka, i Kazakistanit, Qasim-Zhomart Tokajev, i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, i Venezuelës, Nikolas Maduro si dhe presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva. Nga vendet afrikane, përfaqësues do të kenë Kongoja dhe Burkina Faso.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России