Добавить новость
103news.com
World News
Май
2025

Nissan, miliarda humbje, reduktim stafi dhe pasiguri për të ardhmen

0

Prodhuesi i automjeteve Nissan raportoi një humbje neto vjetore prej 4.5 miliardë dollarësh, ndërsa paralajmëroi për shkurtime të 15 për qind të fuqisë punëtore në mbarë botën dhe për ndikimin e mundshëm të tarifave amerikane.

Prodhuesi i automobilave, i cili ka borxhe të mëdha dhe dështoi këtë vit të bashkohej me kompaninë Honda, po ul ndjeshëm prodhimin si pjesë e një plani të shtrenjtë për rikuperimin e biznesit.

"Nissan duhet t’i japë përparësi përmirësimit të vetvetes me më shumë urgjencë dhe shpejtësi," tha para gazetarëve drejtori ekzekutiv, Ivan Espinosa.

"Realiteti është i qartë. Ne kemi një strukturë shumë të lartë kostoje. Për ta përkeqësuar më tej, mjedisi global i tregut është i paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm, duke e bërë planifikimin dhe investimin gjithnjë e më sfidues," shtoi ai.

Nissan raportoi një humbje neto prej 671 miliardë jenësh (4.5 miliardë dollarë) për vitin financiar deri në mars 2025.

Humbja më e rëndë vjetore e kompanisë ishte 684 miliardë jenë në vitin 1999-2000, gjatë një krize që çoi në partneritetin me prodhuesin francez të makinave, Renault.

Renault, që zotëron gati 36 për qind të aksioneve të Nissanit, tha të martën se pret një humbje prej 2.2 miliardë euro në tremujorin e parë për shkak të planit të rikuperimit të kompanisë japoneze.

Nissan nuk dha parashikime për fitimin neto për vitin 2025-2026.

"Natyra e pasigurt e tarifave amerikane na e bën të pamundur të japim një parashikim racional për fitimin operativ dhe atë neto për të gjithë vitin, prandaj këto shifra i kemi lënë të papërcaktuara," tha Espinosa.

E gjendur në këtë situatë, kompania konfirmoi se planifikon të shkurtojë gjithsej 20 mijë vende pune në të gjithë botën.

"Nuk do ta bënim këtë nëse nuk do të ishte e nevojshme për të mbijetuar," theksoi Espinosa, duke folur për largimet nga puna.

Një bashkim me rivalin japonez Honda shihej si një mundësi shpëtimi, por bisedimet u ndërprenë në shkurt, kur Honda propozoi ta bënte Nissanin një filial të saj.

Njohësit e ekonomisë paralajmërojnë ditë më të vështira për Nissanin, pasi pritet të ndikohet më rëndë nga tarifa 25 për qind e presidentit amerikan Donald Trump për automjetet e importuara.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России