Добавить новость
103news.com
World News
Май
2025

Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut

0

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi se organet më të larta drejtuese të partisë kanë vendosur të tërhiqen nga koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut.

“Presidenca qendrore dhe kryetarët e degëve vendosën që të kalojmë në opozitë”, deklaroi Taravari pas një mbledhjeje të mbajtur më 12 maj.

“Po rikthehemi mes qytetarëve. Në zgjedhjet lokale të tetorit do të kemi një rezultat shumë më të mirë”, tha ai, duke shtuar se qytetarët po i kritikojnë sepse premtimet për ndryshime nuk janë përmbushur.

“Nuk i realizuam ndryshimet që i kishim premtuar dhe qytetarët me të drejtë na kritikojnë për këtë. Prandaj vendosëm të kthehemi tek qytetari dhe t’i kërkojmë sërish besimin në zgjedhjet lokale të tetorit. Sot konstatuam se, nëse brenda Qeverisë ka mungesë besimi, atëherë duhet të largohemi prej saj”, shtoi Taravari.

Ai theksoi se pakënaqësia mes elektoratit shqiptar është e madhe, sidomos për shkak të përdorimit të "Balancuesit" dhe ngecjeve në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Sipas tij, shqiptarët ndihen të trajtuar më keq se më parë.

Pak kohë më parë, ministri i Mjedisit dhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, njëherësh lider i Lëvizjes Demokratike – pjesë e koalicionit VLEN – deklaroi se priste që Taravari, ashtu siç është larguar nga koalicioni për zgjedhjet lokale, të largohej edhe nga Qeveria. Ai i kishte përcjellë mesazhin se “nuk mund të bashkëpunosh me BDI-në [Bashkimin Demokratik për Integrim] dhe njëkohësisht të jesh pjesë e Qeverisë”.

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Taravari, ka vendosur të garojë me lista të veta në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Pas kësaj, partitë tjera të koalicionit VLEN vendosën që ta shndërrojnë koalicionin në parti, por pa Aleancën.

Taravari është takuar edhe me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, dhe është paralajmëruar një takim i ri mes tyre.

Vetë kryeministri ka deklaruar se Qeveria është e qëndrueshme, e fortë dhe me shumicë të madhe, me apo pa Taravarin.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России