Добавить новость
103news.com
World News
Май
2025

Trump nënshkruan marrëveshje ekonomike me Arabinë Saudite

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman, nënshkruan një marrëveshje për partneritet strategjik ekonomik disa orë pasi udhëheqësi amerikan mbërriti në mbretëri për të nisur një turne katër-ditor në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë tha se marrëveshja, e cila përfshin marrëveshje në fushat e energjisë, minierave dhe mbrojtjes, ishte më e madhja në “historinë” e marrëveshjeve të tilla.

“Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite nënshkruan marrëveshjen më të madhe të shitjes së pajisjeve ushtarake në histori, afro 142 miliardë dollarë, duke i siguruar Arabisë Saudite pajisje lufte të teknologjisë më të fundit”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbërriti në kryeqytetin saudit, Riad, më 13 maj, duke shënuar fillimin e një udhëtimi katër ditor në rajonin e Gjirit Persik, që do ta çojë atë në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo është hera e dytë që Trump e ka zgjedhur mbretërinë si destinacionin e tij të parë të huaj gjatë presidencës, pasi bëri të njëjtën zgjedhje në fillim të mandatit të tij të parë në vitin 2017.

Rrugët e Riadit ishin zbukuruar me flamuj sauditë dhe amerikanë, dhe Aeroplani i Forcave Ajrore u përcoll nga një eskortë ushtarake nga avionët luftarakë sauditë F-15 teksa zbarkoi.

Agjenda e Trump në Arabinë Saudite përqendrohet në sigurimin e marrëveshjeve të mëdha biznesi, me fokus në investimet në inteligjencën artificiale, energjinë dhe marrëveshje të konsiderueshme armësh.

Ai synon të finalizojë marrëveshje që kalojnë një trilion dollarë gjatë këtij udhëtimi, megjithëse ekspertët theksojnë se një shifër e tillë do të ishte e paprecedent.

Vizita përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në një forum investimesh, biseda dypalëshe dhe një darkë me princin e kurorës.

Një nga marrëveshjet kyçe që është në tryezë gjatë vizitës së Trump është një marrëveshje bërthamore civile SHBA-Arabi Saudite, e cila do të mbështeste ambiciet e mbretërisë për të zhvilluar sektorin e saj të energjisë bërthamore.

Është e rëndësishme të theksohet se administrata Trump nuk po kërkon më nga Arabia Saudite që të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin si një parakusht për avancimin e këtyre bisedimeve bërthamore – një ndryshim i rëndësishëm nga politika e mëparshme amerikane nën presidentin Joe Biden, kur bashkëpunimi bërthamor ishte lidhur me përparimin e normalizimit me Izraelin.

Kjo ndarje e marrëveshjes bërthamore nga normalizimi me Izraelin reflekton si procesin e bisedimeve pa rezultat për paqen për shkak të konfliktit në Gaza, ashtu edhe një lëshim të madh nga Uashingtoni për Riadin.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe vetë Trump kanë konfirmuar se një vizitë në Izrael nuk do të ndodhi gjatë këtij udhëtimi, megjithëse ka pasur spekulime dhe disa shpresa izraelite se ai mund të shtonte një ndalesë në Jerusalem ose Tel Aviv.

"Ne do ta bëjmë atë në një moment tjetër. Por jo për këtë udhëtim", tha Trump javën e kaluar.

Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek zyrtarët izraelitë, të cilët e shohin atë si një sinjal të ndryshimit të prioriteteve të SHBA-së në rajon dhe rritjes së tensioneve mes Trump dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, sidomos për shkak të luftës në Gazë, politikës së presidentit ndaj Iranit dhe strategjisë së tij të përgjithshme rajonale.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России