Добавить новость
103news.com
World News
Июнь
2025

Hetuesit kontrollojnë vendin e rrëzimit të avionit Air India, në kërkim të shkaktarit

0

Hetuesit e kanë kontrolluar të premten vendngjarjen e njërës prej tragjedive më të mëdha ajrore në Indi, për të gjetur shkaktarin e rrëzimit të avionit Air India.

Ndërkohë, kryeministri indian, Narendra Modi, u takua me udhëtarin e vetëm që mbijetoi, një ditë pasi avioni u rrëzua pak minuta pasi ishte ngritur nga pista, duke i lënë të vdekur 241 njerëz në bord dhe disa të tjerë në tokë.

Avioni Boeing 787 - që po fluturonte për në Londër – e goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit në ajër të enjten.

Shumica e trupave ishin djegur deri në atë shkallë sa nuk njiheshin më, ndërsa autoritetet po kryejnë teste të ADN-së për identifikimin e viktimave. Pritet të gjenden më shumë trupa gjatë kërkimit në vendin e aksidentit. Nuk dihet nëse kuti të zeza - regjistruesit e të dhënave të fluturimit dhe të zërit në kabinë - janë gjetur.

“Të gjithë jemi të tronditur nga kjo tragjedi ajrore në Ahmedabad. Humbja e kaq shumë jetëve në mënyrë kaq të papritur të lë pa fjalë”, tha Modi në rrjetet sociale pas vizitës në vendngjarje. “Ne e kuptojmë dhimbjen e tyre dhe e dimë që boshllëku i krijuar do të ndihet për vite me radhë”.

Modi takohet me të mbijetuarin e vetëmI mbijetuari u takua me Modin në spitalin qeveritar ku po trajtohet për djegie dhe lëndime të tjera.

Vishëaskumar Ramesh i tha transmetuesit kombëtar të Indisë se ende nuk mund të besojë që është gjallë.

Ai tha se avioni dukej sikur ishte bllokuar në ajër disa sekonda pas ngritjes. Dritat e gjelbra dhe të bardha u ndezën dhe avioni dukej se nuk mund të ngrihej lart para se të rrëzohej.

Ramesh tha se ana e avionit ku ai ishte ulur ra mbi katin e parë të një ndërtese dhe kishte hapësirë që ai të shpëtonte pasi dera u hap. Ai hoqi rripin e sigurisë dhe doli nga avioni.

“Kur hapa sytë, kuptova që isha gjallë”, tha ai.

Bordi i Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Indisë po heton, dhe pritet që në hetim të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Bord i Sigurisë së Transportit Kombëtar të SHBA-së, Administrata Federale e Aviacionit, Boeing dhe General Electric.

Mjekët po kryejnë teste ADN-je për identifikimin e viktimave, tha presidenti i Federatës së të gjitha Asociacioneve Mjekësore të Indisë, Akshay Dongardiv.

Dy mjekë në spital thanë se trupat e katër studentëve mjekësorë të vrarë në tokë pas rrëzimit të avionit u dorëzuan familjeve të tyre. Ata thanë se të paktën 30 studentë të tjerë të plagosur ishin ende në spital dhe të paktën katër prej tyre janë në gjendje kritike.

Modi pritet të mbajë një takim me zyrtarë të lartë më vonë të premten. Ai gjithashtu takoi disa nga të plagosurit në tokë gjatë vizitës në spital.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России