Добавить новость
103news.com
World News
Июнь
2025

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

0

Shefi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi, ka bërë thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për Sirinë, me qëllim që të përshpejtohet rindërtimi dhe të mundësohet kthimi i mëtejmë i refugjatëve, pas afër 14 vjetësh luftë civile.

“Jam këtu gjithashtu për t’i bërë një apel komunitetit ndërkombëtar që të ofrojë më shumë ndihmë, më shumë asistencë për Qeverinë siriane në këtë sfidë të madhe të rimëkëmbjes së vendit”, u tha Grandi gazetarëve, në margjinat e një vizite në Damask.

Sirianët që ishin zhvendosur brenda vendit ose kishin ikur jashtë, kanë filluar gradualisht të kthehen në shtëpitë e tyre që nga dhjetori, kur u rrëzua nga pushteti Bashar al-Assadi, i cili me shtypjen brutale të protestave paqësore kundër qeverisë në vitin 2011 kishte shkaktuar luftën civile.

Megjithatë, shkatërrimi në shkallë të gjerë, përfshirë edhe infrastrukturën bazë, vazhdon të jetë një pengesë e madhe për kthimin e sirianëve.

Grandi tha se mbi 2 milionë njerëz janë kthyer në zonat e tyre të origjinës, përfshirë rreth 1.5 milionë të zhvendosur brenda vendit, ndërsa rreth 600 mijë të tjerë janë kthyer nga vendet fqinje si Libani, Jordania dhe Turqia.

“Dy milionë, sigurisht, janë vetëm një pjesë e vogël e numrit shumë të madh të refugjatëve dhe të zhvendosurve sirianë, por është një shifër shumë e madhe”, tha ai.

Sipas UNHCR-së, afër 13.5 milionë sirianë vazhdojnë të jenë të zhvendosur brenda dhe jashtë vendit.

Konflikti në Siri zhvendosi rreth gjysmën e popullsisë para luftës, me shumë të zhvendosur brenda vendit që kërkuan strehim në kampet në veriperëndim të vendit.

Grandi tha se pas rrëzimit të Assadit, pengesa kryesore për kthimin e njerëzve ishte “mungesa e shërbimeve, mungesa e strehimit, mungesa e punës”, duke shtuar se agjencia e tij po punon me autoritetet siriane dhe qeveritë rajonale “për të ndihmuar njerëzit të kthehen”.

Me heqjen e sanksioneve perëndimore, autoritetet e reja siriane po shpresojnë për mbështetje ndërkombëtare për të nisur përpjekjet për rindërtimin e vendit. OKB-ja ka vlerësuar se për rindërtimin e Sirisë do të nevojiten më shumë se 400 miliardë dollarë.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России