Добавить новость
103news.com
World News
Июнь
2025

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

0

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për president kundër udhëheqësit autoritar, Alyaksandr Lukashenka.

Bashkëshortja e tij, Svyatlana Tsikhanouskaya - e cila garoi në zgjedhjet e 2020 në vend të burrit të saj - konfirmoi lirimin e Tsikhanouskit.

"Burri im, Syarhey, është i lirë! E kam të vështirë ta përshkruaj gëzimin që kam në zemër", shkroi ajo në X, duke ia bashkëngjitur postimit një video që shfaq të dy duke u përqafuar.

John Coale, zëvendës i emrisarit amerikan Keith Kellogg, tha në një postim në X më 21 qershor se lirimi i 14 të burgosurve u realizua në bashkëpunim me Qeverinë e Lituanisë.

Ihar Karney, ish-gazetar i Shërbimit Bjellorus të Radios Evropa e Lirë, që në Bjellorusi njihet si Radio Svaboda, u lirua gjithashtu. Ai ishte arrestuar në vitin 2023 dhe më pas u dënua me tre vjet burgim nën akuza për “ekstremizëm”, të cilat ai i mohon.

Tsikhanouski kishte tentuar që të kandidonte kundër Lukashenkas në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në gusht të vitit 2020, por ishte arrestuar para votimeve. Më pas, gruaja e tij garoi si kandidate e opozitës në ato zgjedhje.

Lukashenka u shpall fitues i zgjedhjeve, gjë që nxiti protesta të dhjetëra mijëra bjellorusëve të cilët thanë se zgjedhjet ishin manipuluar. Protestat zgjatën me muaj, teksa bjellorusët kërkon që Lukashenka – i cili është në pushtet që nga viti 1994 – të largohej dhe vendi të mbante zgjedhje të reja.

Zgjedhjet e gushtit 2020 u refuzuan si të manipuluara nga opozita dhe Perëndimi, ndërsa vendi, nën drejtimin e Lukashenkas, nisi të shtypte protestuesit, duke arrestuar mijëra dhe duke detyruar shumicën e figurave kryesore të opozitës të largohen nga vendi.

Disa protestues janë vrarë gjatë shtypjes së protestave, dhe organizatat për të drejtat e njeriut thonë se ekzistojnë dëshmi të besueshme për përdorimin e torturës ndaj disa prej të arrestuarve.

Lukashenka mohon se votat janë manipuluar dhe ka refuzuar që të negociojë me opozitën e udhëhequr nga Svyatlana Tsikhanouskaya.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vende të tjera kanë refuzuar ta njohin Lukashenkan, 68 vjeç, si udhëheqës legjitim të Bjellorusisë dhe i kanë vendosur atij dhe zyrtarëve të lartë bjellorusë sanksione si reagim ndaj “falsifikimit” të votës dhe shtypjes ndaj protestave pas mbajtjes së zgjedhjeve.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России