Добавить новость
103news.com
World News
Июнь
2025

SHBA-ja shpalos detaje lidhur me sulmin ndaj centraleve bërthamore të Iranit

0

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha të dielën se sulmet ushtarake amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit ishin një sukses i jashtëzakonshëm dhe dërrmues, që kanë shkatërruar plotësisht ambiciet bërthamore të Teheranit.

Sulmet përfshinë 14 bomba për shkatërrimin e bunkerëve, dhjetëra raketa Tomahawk dhe mbi 125 aeroplanë ushtarakë.

“Ambiciet bërthamore të Iranit janë shkatërruar plotësisht”, tha Hegseth gazetarëve në një konferencë për shtyp, duke shtuar se sulmet nuk kishin në shënjestër ushtarë apo civilë iranianë.

“Operacioni që planifikoi presidenti [amerikan, Donald] Trump ishte i guximshëm dhe i shkëlqyer, duke treguar botës se frikësimi amerikan është rikthyer. Kur ky president flet, bota duhet të dëgjojë”, tha Hegseth.

Operacioni ushtarak, sipas ushtrisë amerikane, u quajt "Çekani i Mesnatës".

Bombat e fuqishme për shkatërrimin e bunkerëve, sipas gjeneralit amerikan, Dan Caine goditën dy objekte bërthamore.

Gjatë konferencës për media, ai tha se avionët amerikanë përdorën taktika që të mos detektoheshin nga autoritetet iraniane, duke shtuar se nuk ka informacione që Irani ka sulmuar ndonjë avionë amerikanë gjatë qëndrimit të tyre në hapësirën ajrore të Republikës Islamike.

Cain tha se sulmi u krye në orën 02:10 sipas kohës lokale në Iran dhe raketat Tomahawk ishin të fundit që u përdorën gjatë sulmit.

Demokratët reagojnë pas sulmeve në IranSa i përket dëmeve të shkaktuara në tre objektet bërthamore, gjenerali Caine tha se bazuar në informacionet fillestare ato kanë pësuar dëme të mëdha dhe shkatërrim.

Presidenti amerikan Trump deklaroi se sulmet ishin një “sukses spektakolar ushtarak”, duke thënë se bombarduesit amerikanë kishin goditur objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Isfahan në një operacion të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia nuk e kishte bindur Teheranin të kthehej në tryezën e bisedimeve.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, i quajti sulmet “të turpshme” dhe paralajmëroi se ato “do të kenë pasoja të përhershme”, në një postim në X.

Teherani hodhi poshtë thirrjet urgjente të Perëndimit për rikthim në negociata dhe theksoi të drejtën e tij për vetëmbrojtje.

Vendimi për të goditur Iranin mund të jetë politikisht i rrezikshëm për Trumpin, i cili fitoi presidencën vitin e kaluar me premtimin për të mbajtur SHBA-në larg konflikteve të huaja.

Disa anëtarë të koalicionit “Make America Great Again” e kishin këshilluar Trumpin të mos përfshinte drejtpërdrejt ushtrinë amerikane në sulme ndaj Iranit.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России