Добавить новость
103news.com
World News
Июнь
2025

Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb

0

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e kanë dëbuar edhe një tjetër pjesëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili jetonte në Kosovë, përkatësisht në Shtërpcë – komunë me shumicë serbe në jug të Ibrit.

Sipas njoftimit të kësaj zyreje, ky pjesëtar i MPB-së serbe po kthehej në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, kur u ndalua në pikën kufitare në Han të Elezit, u dëbua gjatë natës nga Kosova dhe aktualisht ndodhet në Serbi.

“Po vazhdon politika e ndjekjes së policëve serbë nga territori i Kosovës, të cilëve në këtë mënyrë po u shkelen të drejtat themelore të njeriut, të garantuara nga shumë konventa ndërkombëtare, ndërkohë që nuk kanë asnjë mbrojtje nga misionet ndërkombëtare, të cilat do të duhej t’u garantonin respektimin e të drejtave serbëve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Polici i dëbuar, sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, punonte në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Banjën e Nishit, aty ku ndodhet edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, e cila është zhvendosur nga Kosova nga ana e Serbisë.

Sipas të dhënave të Zyrës për Kosovën, ky është polici i njëmbëdhjetë serb që është dëbuar nga Kosova. Megjithatë, autoritetet kosovare nuk kanë bërë të ditur se sa pjesëtarë të MPB-së serbe janë dëbuar deri më tani. Policia e Kosovës është deklaruar vetëm për rastin e parë më 15 qershor, kur është konfirmuar se një polici serb i ishte hequr shtetësia e Kosovës, me arsyetimin se kishte rrezikuar sigurinë kombëtare.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte njoftuar më herët se vendimin për heqjen e shtetësisë e kishte marrë në bazë të Ligjit për shtetësinë, akteve nënligjore dhe rekomandimeve të institucioneve përkatëse.

Sipas Ligjit për shtetësinë e Kosovës, një person humb shtetësinë nëse merret me aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, si dhe nëse qëllimshëm i bashkohet një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Kosovës.

Sipas po të njëjtit ligj, një person mund të humbë shtetësinë nëse është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër, pa pëlqimin e organeve vendore ose nëse një gjë e tillë nuk i është lejuar me marrëveshje ndërkombëtare.

Nga Bashkimi Evropian kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që jetojnë në Kosovë, do të duhej të ishin masat e fundit dhe të ndërmerren vetëm pas një procesi ligjor.

Një zëdhënës i BE-së i ka thënë më herët REL-it se masat për heqje të shtetësisë apo dëbimit duhet të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në veçanti me kërkesën që është në nenin 8, i cili kërkon një vlerësim individual të bazuar në dëshmi, i cili balancon sigurinë kombëtare me jetën private dhe familjare të personit.

“I kemi kërkuar autoriteteve të Kosovës të sigurojnë një proces të drejtë, të respektojnë standardet e të drejtave themelore dhe të garantojnë mjete juridike për personat e prekur”, deklaroi zëdhënësi i BE-së.

Edhe nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se vendimet e ndjeshme, siç janë heqja e shtetësisë dhe dëbimi, duhet të merren në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se personave të prekur duhet t’u sigurohet qasje e plotë në këshillim juridik dhe mundësi për ankimim ligjor.

Më 7 qershor në Serbi është arrestuar ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili akuzohet për “vrasje të rëndë në Banjskë” në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau një rreshter. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë tre sulmues serbë.

Avokati i Spahiut, Arianit Koci, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se klienti i tij po akuzohet për vrasjen e tre sulmuesve serbë në Banjskë.

Autoritetet kosovare e kanë njoftuar komunitetin ndërkombëtar për këtë rast dhe kanë kërkuar që Spahiu të lirohet urgjentisht.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России