Добавить новость
103news.com
World News
Июнь
2025

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin me forcë të pushtetit”

0

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë planifikuar “ndryshim të dhunshëm të pushtetit” në Serbi.

Sipas prokurorisë, të arrestuarit me inicialet I.M, N.A, B.M dyshohen për kryerjen e veprës penale të “përgatitjes së veprës penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”.

“Nga hetimet rezulton se më 21 qershor 2025, të dyshuarit kishin mbajtur një takim në një hotel në Kralevë, ku kishin planifikuar ndryshim të dhunshëm të pushtetit në Republikën e Serbisë”, u tha në njoftim.

Dy prej tyre u arrestuan në Kragujevc, ndërsa njëri në afërsi të Pozhegës, në perëndim të Serbisë.

Prokuroria serbe se të dyshuarit janë marrë vesh që të mos ktheheshin në shtëpi derisa “të vrisnin ose shkatërronin” përfaqësuesit e institucioneve shtetërore. Sipas autoriteteve serbe, ata kishin paralajmëruar për përdorimin e armëve të zjarrit dhe kishin planifikuar një sulm ndaj anëtarëve të policisë me qëllim çarmatosjen e tyre.

Sipas Prokurorisë, ata kishin planifikuar gjithashtu që të hynin me forcë në ndërtesën e Qeverisë serbe dhe institucionet e tjera, si dhe në transmetuesin publik serb dhe në mediat proqeveritare Hepi dhe Informer.

Sipas njoftimit, njërit nga të dyshuarit i është gjetur një pistoletë dhe fishekë.

Të dyshuarit do të paraqiten para Prokurorisë Publike të Beogradit brenda 48 orësh.

Njëri prej të arrestuarve është edhe ish-kreu i Sindikatës Ushtarake të Serbisë (VSS), Novica Antiq, tha avokati i tij, Ivan Niniq për Radion Evropa e Lirë.

Novica Antiq ishte në paraburgim edhe në vitin 2024, kur u arrestua më 27 shkurt së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij për dyshimin e kryerjes së veprës penale të “keqpërdorimit të detyrës”. Më vonë, ai u zgjodh drejtues i Sindikatës Ushtarake të Serbisë.

Antiq më parë i kishte thënë gazetarëve se presionet ndaj sindikatës vijnë nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë.

Sipas mediave, Antiq u lirua nga paraburgimi në gusht të vitit 2024.

Portali Politico, në një artikull të botuar në mars të atij viti, e cilësoi Antiqin si agjent rus.

Politico u bazua në një dokument të shërbimeve perëndimore të inteligjencës, në të cilin gazetarët e portalit kishin qasje. Në raportin e shërbimeve, Antiq thuhej se ishte i identifikuar si një “agjent aktiv i ndikimit” për FSB-në ruse.

Prokuroria e Lartë Publike më parë gjatë ditës njoftoi se është arrestuar edhe studenti protestues, Stefan Tomiq, për shkak të dyshimeve se ai ka bërë thirrje “për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues”.

Arrestimi i tij u dënuar nga studentët që po protestojnë dhe nga disa parti opozitare, duke e cilësuar si presion dhe frikësim ndaj studentëve para protestës më 28 qershor, në Vidovdan.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России