Добавить новость
103news.com
World News
Июль
2025

Sveçla thotë se është identifikuar shfrytëzuesi i numrit nga i cili u bë kërcënimi me bombë në Kuvend

0
Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të shtunën se autoritetet kosovare e kanë identifikuar përdoruesin e numrit telefonik nga i cili u bë një kërcënim për sulm me bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën.
Kërcënimi me bombë të shtunën në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës - që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje - ishte i rrejshëm, sipas autoriteteve kosovare.
Sveçla tha të dielën në Facebook se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.


“Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq”, tha Sveçla pa dhënë ndonjë hollësi për këtë.
Mlladiq, ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës - i njohur me nofkën "kasapi i Ballkanit" - qëndron në qendrën e ndalimit të OKB-së në Hagë që nga dënimi i tij përfundimtar në vitin 2021.
Mlladiç udhëhoqi forcat serbe të Bosnjës gjatë luftës në Bosnje nga viti 1992 deri më 1995.
Ai u dënua nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e shpërndau njoftimin e Sveçlës dhe tha se i përgëzon institucionet shtetërore për "reagimin e shpejtë dhe profesional".
"Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë", tha Kurti.
Të shtunën, prokurori që e hetoi rastin, Zejnullah Gashi, tha se kërcënimi erdhi nga një burrë përmes telefonit dhe se një hetim kibernetik për ketë është duke u zhvilluar.
Zejnullahu shtoi se kërcënimi u bë nga një “person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor”, pa përmendur emrin e shtetit.
Policia e Kosovës, në orët e vona të së shtunës, tha se “bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”.
“Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim", tha policia.






Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России