Добавить новость
103news.com
World News
Июль
2025

Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

0

Autoritetet greke urdhëruan pushime të detyrueshme nga puna në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.

Nga e diela, disa pjesë të Greqisë u përfshinë nga një valë e të nxehtit ekstrem, që pritet të zgjasë deri të enjten.

Ministria e Punës ndaloi punën fizike jashtë dhe shpërndarjen e ushqimit nga ora 12:00 deri në orën 17:00.

Urdhri do të zbatohet kryesisht në rajonet qendrore të Greqisë dhe në disa ishuj.

Punëdhënësve iu kërkua, gjithashtu, të ofrojnë mundësi pune nga distanca.

Në Athinë nuk u mor ndonjë masa emergjente, pasi vala aktuale e të nxehtit në kryeqytet nuk konsiderohet e pazakontë.

Meteorologët presin temperaturat më të larta të martën dhe të mërkurën, ndërsa parashikojnë një rënie të lehtë, në rreth 35 gradë, kah fundi i javës.

Temperaturat më ekstreme pritet të shënohen në zonat e ulëta të rajoneve qendrore të Greqisë.

Në ishuj dhe përgjatë bregdetit, temperaturat pritet të jenë tre deri në pesë gradë më të ulëta sesa në pjesën kontinentale dhe në qendrat urbane.

Ndër rekomandimet më të rëndësishme për qytetarët janë: shmangia e qëndrimit jashtë gjatë orëve të nxehta të mesditës, konsumimi i shumtë i ujit, shmangia e alkoolit, ngrënia e ushqimeve të lehta dhe evitimi i aktiviteteve sportive në ambient të hapur.

Për të ndihmuar personat më të cenueshëm, si të pastrehët apo ata që nuk kanë ajër të kondicionuar, shumë qytete dhe komuna kanë vënë në dispozicion ambiente me ajër të kondicionuar, ku njerëzit mund të strehohen.

Temperatura të larta janë duke mbizotëruar edhe në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России