Добавить новость
103news.com
World News
Июль
2025

Sveçla për rastin në Lipjan: Kushdo që rezulton fajtor, do të dënohet

0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se kushdo që rezulton fajtor për vdekjen e një të riu në Lipjan, do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar.

Në orët e para të 7 korrikut, një 27-vjeçar humbi jetën në këtë komunë në pjesën qendrore të Kosovës, pasi u ndalua nga një patrullë policore, e cila dyshohet se “e vrau nga pakujdesia”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete dhe kalimtarë, kur u ndalua nga autoritetet e rendit.

Mbrëmjen e 7 korrikut, ajo njoftoi se pesë zyrtarë policorë u arrestuan nën, siç u raportua, dyshimet për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

Ministri në detyrë, Sveçla, tha se hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal.

“Askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor, do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar”, shkroi Sveçla në rrjetet sociale.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se autopsia e të ndjerit tashmë është kryer.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore, të marra gjatë autopsisë, në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë”, shkroi Haxhiu në mediat sociale.

Pjesëtarë të shoqërisë civile shprehën shqetësim për mënyrën se si policia e menaxhoi rastin në Lipjan.

Ata vunë në dyshim nëse policët e përfshirë, kishin trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.

Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России