Добавить новость
103news.com
World News
Июль
2025

Britania përballet me kërcënim të madh dhe në rritje nga Irani, thonë ligjvënësit

0

Britania e Madhe përballet me kërcënim të madh dhe të gjerë nga Irani dhe, derisa ky kërcënim nuk është në të njëjtën shkallë me atë nga Rusia dhe Kina, është në rritje dhe Qeveria britanike nuk është plotësisht e përgatitur për të, thanë ligjvënësit në një raport të publikuar të enjten.

Komiteti Parlamentar për Inteligjencë dhe Siguri tha se kërcënimi iranian përfshin gjithçka, prej sulmeve fizike dhe atentateve të mundshme ndaj disidentëve dhe objektivave hebraike, deri te spiunazhi, kapacitetet për sulme kibernetike dhe përpjekjet për zhvillimin e armëve bërthamore.

"Irani është i pranishëm në të gjithë spektrin e llojeve të kërcënimeve për të cilat duhet të shqetësohemi", tha kryetari i komitetit, Kevan Jones.

"Ne mbetemi të shqetësuar që politika e Qeverisë për Iranin është përqendruar kryesisht në menaxhimin e krizave dhe është udhëhequr kryesisht nga shqetësimet për programin bërthamor të Iranit – duke lënë pas dore çështje të tjera", thuhet në raport.

Ambasada e Iranit në Londër e kundërshtoi raportin, duke e quajtur atë "të pabazë, politikisht të motivuar dhe armiqësor".

"Akuza të tilla nuk janë vetëm shpifëse, por edhe të rrezikshme, pasi nxisin tensione të panevojshme dhe minojnë normat diplomatike", thuhej në komunikatën e Ambasadës.

Komiteti tha se Qeveria britanike duhet ta shqyrtojë plotësisht nëse do të ishte i zbatueshëm ndalimi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, një veprim për të cilin disa ligjvënës kanë bërë thirrje prej kohësh.

Megjithëse provat për komitetin u dhanë deri në gusht 2023, ligjvënësit theksuan se rekomandimet e tyre për veprimet që duhet t’i ndërmarrë Qeveria mbeten ende të vlefshme.

Vitin e kaluar, kreu i agjencisë britanike të inteligjencës, MI5, deklaroi se, që nga janari i vitit 2022, shërbimi i tij dhe policia britanike kishin ndërhyrë në 20 plane iraniane për rrëmbime ose vrasje të shtetasve britanikë ose individëve me bazë në Britani, që konsideroheshin nga Teherani si kërcënim.

Në mars, Britania theksoi se do t’i kërkonte shtetit iranian ta regjistrojë çdo veprim që ka për qëllim ushtrimin e ndikimit politik në Britani, duke e vendosur atë nën një nivel më të lartë të kontrollit për shkak të aktiviteteve gjithnjë e më agresive.

Shërbimet e sigurisë britanike thonë se Teherani përdor grupe kriminale për të kryer punë për të në Britani.

Në dhjetor, dy shtetas rumunë u akuzuan pasi një gazetar që punonte për një organizatë mediatike në gjuhën perse në Londër u godit me thikë në këmbë. Ndërkohë, muajin e kaluar tre burra iranianë dolën në gjyq nën akuzuat se ndihmuan shërbimin e inteligjencës së jashtme iraniane dhe për planifikim dhune ndaj gazetarëve.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России