Добавить новость
103news.com
World News
Июль
2025

Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishte cak i një sulmi hakerësh

0

Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të premten se ka qenë shënjestër e sulmeve nga hakerët që nga 4 korriku, dhe se “sulmet kulmuan” me një sulm të hakerëve ndaj qendrës së saj për të dhënat gjyqësore.

Në një komunikatë për media, ajo tha se e ka çaktivizuar plotësisht qasjen në rrjet në qendrën e të dhënave "për t’i parandaluar pasojat e paparashikueshme, siç janë fshirja e bazave të të dhënave ose bllokimi i të dhënave nga hakerët dhe shantazhi i mëvonshëm".

“Kjo është masë parandaluese për shkak të rritjes së rrezikut të aktiviteteve dashakeqe brenda të gjithë infrastrukturës gjyqësore që lidh të gjitha sistemet gjyqësore dhe shtetërore”, thuhet në komunikatë.

Ministria shtoi se do t’i njoftojë përdoruesit e sistemit për rifillimin e punës pasi të jetë stabilizuar sistemi.

Ky është “një sulm i qartë ndaj gjyqësorit serb", sipas Ministrisë, e cila shprehu shqetësimin se sulmet ndaj bazave të të dhënave gjyqësore "mund të lidhen me gjendjen e tanishme politike në vend dhe format e luftës hibride".

Në Serbi, bllokada të trafikut dhe kryqëzimeve janë organizuar prej ditësh, duke kërkuar, ndër të tjera, zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Bllokimi i rrugëve filloi pasi studentët protestues kanë bërë thirrje për "mosbindje civile" pas një proteste në Beograd më 28 qershor.

Protestat disamujore të udhëhequra nga studentët në Serbi filluan fillimisht pasi shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz më 1 nëntor.

Autoritetet në Serbi i kundërshtojnë këto protesta, duke i quajtur ato një përpjekje për një "revolucion me ngjyra".

Ka pasur raste të sulmeve të hakerëve ndaj institucioneve shtetërore në Serbi në vitet e mëparshme.

Në dhjetor 2023, kompania energjetike e Serbisë, Elektroprivreda Srbije, ishte shënjestër e një sulmi dhe shantazhi nga një grup hakerësh që pretendonte se kishte vjedhur një pjesë të madhe të të dhënave private të kompanisë.

Një sulm hakerësh u raportua gjithashtu nga Autoriteti Gjeodezik i Republikës (RGZ) në qershor 2022, kur i gjithë sistemi i këtij autoriteti, përmes të cilit kryhen blerjet dhe shitjet dhe transaksionet e tjera që lidhen me pasuritë e paluajtshme, u bllokua.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России