Добавить новость
103news.com
World News
Июль
2025

Orav dhe Rohde thonë se sulmet ndaj gjykatësve e ndërhyrja politike në gjyqësor janë "të papranueshme"

0

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, si dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde, kanë thënë të mërkurën se ndërhyrja politike në gjyqësor është e "papranueshme", pasi Qeveria në detyrë e Kosovës e kritikoi një vendim të Gjykatës Supreme në lidhje me një udhëzim administrativ për pajisjet fiskale.

Në një shkrim në X, Orav tha se shefat e misioneve të BE-së në Kosovë kanë biseduar për gjendjen pas vendimit të Gjykatës Supreme.

“Sulmet kundër gjykatësve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme”, shkroi ai.

Rohde tha se e mbështet “plotësisht” qëndrimin e Oravit, duke shtuar se sulmet dhe ndërhyrja e tillë janë “gjëja e fundit që i nevojitet këtij vendi në këtë gjendje tashmë të vështirë politike”.

Video: Çfarë bëri Supremja?

Të martën, Supremja e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se një ministër i certifikuar si deputet nuk mund të ushtrojë funksione ekzekutive.

Pak orë më vonë, Qeveri në detyrë e cilësoi si “të pabazuar në ligj” dhe “arbitrar” vendimin e Supremes për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronike fiskalë.

Edhe ministri në detyrë, Murati, e kundërshtoi këtë vendim në një status në llogarinë e vet në Facebook të martën, duke e cilësuar si "absurd" dhe duke i kritikuar ashpër me emër gjyqtarët e Supremes.

Udhëzim administrativ ishte publikuar në gazetën zyrtare më 16 prill, një ditë pasi ishte nënshkruar nga ministri në detyrë, i cili është gjithashtu i betuar si deputet i legjislaturës së re pas zgjedhjeve të shkurtit.

Në lidhje me vendimin e Supremes se një ministër në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore dhe udhëzime administrative pasi të jetë bërë deputet i Kuvendit, Qeveria në detyrë tha se Gjykata Kushtetuese e “lejon një gjë të tillë”, pasi Kuvendi nuk është konstituuar ende pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Supremja iu përgjigj Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar reagimin e saj si tendencioz dhe ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se gjykata e “qartësoi përfundimisht” se ministrat, tashmë me mandat si deputetë, nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ-ja i certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të shkurtit më 27 mars.

Ligji për Qeverinë saktëson se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon qartë ndërmarrjen e vendimeve madhore.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России