Добавить новость
103news.com
World News
Июль
2025

LDK dorëzon vendimin e Supremes në Prokurori, kërkon hetim penal për qeverinë

0

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, që lidhet me çështjen e arkave fiskale.
Sipas tyre, ky është një hap drejt "kërkimit të përgjegjësisë institucionale" për shkeljet ligjore nga qeveria në detyrë.
Deputeti Besian Mustafa tha se aktgjykimi i Gjykatës Supreme konfirmon se “kryeministri në detyrë dhe disa ministra kanë vepruar jashtëligjshëm pasi janë certifikuar si deputetë më 27 mars”.
“Dje Gjykata Supreme ka nxjerr një aktgjykim ku konfirmon atë që ka thënë LDK-ja tash e disa muaj. Këtë aktgjykim e kemi bashkangjitur në dosjen tonë, ku kemi dorëzuar në muajin maj 17 kallëzime penale për ish-kryeministrin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij”, tha ai.
Mustafa theksoi se nga momenti i certifikimit të deputetëve, ata nuk mund të ushtrojnë funksione në qeveri.
“Një deputet i certifikuar nuk mund njëkohësisht të ushtrojë detyrën në ekzekutiv dhe të jetë kryeministër në detyrë”, theksoi Mustafa.
Ndërkohë, deputeti Alban Zogaj kërkoi nga Prokuroria Speciale që të ndërmarrë veprime konkrete.
“Çdo vendim që është marrë pas certifikimit të zgjedhjeve është vendim i jashtëligjshëm”, tha ai.

Zogaj theksoi se kanë dorëzuar edhe një dokument shtesë, duke kërkuar hetim penal ndaj ministrave që “mbajnë dy pozita”.
“Prokuroria duhet të veprojë dhe kjo duhet të jetë sinjal që të zhbllokohet situata”, shtoi ai.
Lidhja Demokratike e Kosovës kohë më parë dorëzi 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ministrave dhe një zëvendësministre në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, duke i akuzuar për shkelje të Ligjit për Qeverinë.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, që kishte dorëzuar kallëzimet penale, kishte deklaruar se kryeministri Kurti, dhe vartësitë e tij, të zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kanë shkelur nenin 26 të Ligjit për Qeverinë.
Në nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, të cilit i është referuar LDK-ja për kallëzimet penale, thuhet se “në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka bërë edhe betimin si deputet i legjislaturës së nëntë, më herët kishte argumentuar se ekzekutivi i tij është në dorëheqje që nga 23 marsi, kur i ka përfunduar mandati i rregullt 4-vjeçar.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России