Добавить новость
103news.com
World News
Июль
2025

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

0

Izraeli ka paralajmëruar se do të rrisë përfshirjen ushtarake në jug të Sirisë, nëse forcat qeveritare siriane nuk tërhiqen nga zonat e banuara nga pakica druze.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi të mërkurën se ushtria izraelite "do të vazhdojë të godasë forcat e regjimit derisa ato të tërhiqen dhe do të rrisë nivelin e përgjigjes nëse mesazhi nuk kuptohet".

Edhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar të ruajë rajonin jugperëndimor të Sirisë si një zonë të çmilitarizuar dhe të mbrojë pakicën druze në kufi.

Kërcënimi i Izraelit vjen pas shpërthimit të dhunës në qytetin Sueida, ku një armëpushim i arritur të martën mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve të armatosura druze u thye të mërkurën.

Ministria siriane e Mbrojtjes akuzoi milicitë lokale për shkeljen e marrëveshjes, duke thënë se ushtria rifilloi operacionet për të "mbrojtur banorët dhe garantuar kthimin e sigurt të atyre që janë larguar".

Përplasjet nisën mes grupeve të armatosura druze dhe fiseve sunite beduine në provincën Sueida dhe janë shoqëruar me raporte për vrasje pa gjyq, plaçkitje dhe djegie të shtëpive nga forcat e sigurisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi të paktën 250 të vrarë që nga fillimi i dhunës, përfshirë fëmijë, gra dhe dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë dhe forcave të sigurisë.

Komuniteti druz, një pakicë fetare që buron nga një degë e islamit shiit, përballet me presion në rritje në Siri pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor.

Ndërsa disa pjesëtarë të pakicës druze kërkojnë integrim në sistemin e ri politik, të tjerë vazhdojnë të mbeten skeptikë dhe kërkojnë autonomi për rajonin e tyre.

Izraeli, ku jeton një pjesë e konsiderueshme e komunitetit druz, e konsideron këtë komunitet si aleat dhe është zotuar ta mbrojë nga kërcënimet në kufi.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России