Добавить новость
103news.com
World News
Июль
2025

Ngrihen shqetësime lidhur me situatën financiare në RTK

0

Organizatat që merren me të drejtat me gazetarëve, por edhe institucione të tjera ndërkombëtare, kanë ngritur alarmin lidhur me situatën financiare me të cilën po përballet transmetuesi i vetëm publik në Kosovë, Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Punëtorët e RTK-së rrezikojnë të mbesin pa paga për muajin korrik dhe vetë puna e këtij institucioni rrezikohet për shkak të moskonsitituimit të Kuvendit të Kosovës dhe mungesës së themelimit të Komisionit parlamentar për buxhet, ka paralajmëruar transmetuesi.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi, tha ditë më parë se po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje lidhur me alokimin e gjysmës së dytë të buxhetit të RTK-së, i cili është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Transmetuesi publik duhet të mbetet i pavarur dhe të funksionojë pa ndërprerje – edhe në kohë krizash politike e institucionale”, tha ai pas një takimi me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.

Lidhur me situatën financiare të RTK-së më 24 korrik ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. Blloku evropian u ka bërë thirrje autoriteteve kompetente që të sigurojnë financim të qëndrueshëm dhe afatgjatë për RTK-në si dhe të mundësojnë funksionimin e papenguar të transmetuesit publik.

“Ne mbetemi të shqetësuar për vonesat e vazhdueshme, të cilat tashmë kanë pasoja konkrete”, tha BE-ja.

Shqetësim për situatën financiare të RTK-së ka shprehur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“AGK-ja e njeh rolin e rëndësishëm që luan transmetuesi publik në skenën mediale të Kosovës, dhe në mungesë të Kuvendit funksional i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për vazhdimin e financimit të RTK-së”, u tha në reagimin e AGK-së.

Për gjendjen e krijuar në RTK si pasojë e ngërçit politik, kanë reaguar edhe organizatat ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), që është aleanca më e madhe në botë e transmetuesve publikë dheqë përfaqëson mbi 100 transmetues në më shumë se 56 vende, përmes një letre drejtuar institucioneve të Kosovës shprehu shqetësim për situatën e krijuar.

“E kuptojmë se konteksti politik aktual kufizon aftësinë e Kuvendit për të vepruar. Në këtë kuptim, RTK i është drejtuar zyrtarisht Qeverisë suaj, përfshirë Ministrinë e Financave, për ndërhyrje të menjëhershme institucionale dhe alokim të fondeve të nevojshme. Vendimi i Qeverisë për ta bërë këtë nuk do të krijonte precedent, pasi raste të ngjashme janë hasur në të kaluarën në rrethana të krahasueshme”, u tha në letrën e EBU-së.

Sipas EBU-së, nëse nuk veprohet nga 1 korriku RTK do të mbetet pa pjesën e dytë të buxhetit të saj vjetor për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.

Ky union tha po ashtu se nëse RTK-ja nuk merr fondet e miratuara, transmetuesi nuk do të arrijë të përmbushë detyrimet ligjore dhe financiare.

“Kjo do të rezultonte në ndërprerjen e parë ndonjëherë të shërbimit për transmetuesin e vetëm publik në Kosovë. Një gjë e tillë do të kishte pasoja serioze për lirinë e medias, mbikëqyrjen demokratike dhe të drejtën e publikut për informacion të saktë dhe të pavarur. Kjo krizë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me detyrimet ligjore të Kosovës dhe standardet evropiane”, tha EBU-ja.

Federata Evropiane e Gazetarëve tha se i bashkohet shqetësimit të ngritur nga AGK-ja lidhur me problemet financiare me të cilat përballet RTK-ja.

“Për muaj të tërë, RTK-ja është përballur me krizë të thellë financiare si rezultat i dështimit të qëllimshëm nga institucionet e Kosovës për të alokuar buxhetin e miratuar. Paralajmërimi se RTK-ja mund të mbetet pa mjete financiare brenda pak ditësh dhe që të mos jetë në gjendje të paguajë punëtorët për muajin korrik është shqetësues”, tha kjo federatë.

Drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve, Maja Sever, tha po ashtu se shpreson që autoritetet e Kosovës do të ndërmarrin masa urgjente që të lejojnë punën e transmetuesit publik, në linjë me standardet evropiane “që kërkojnë garanci për financim afatgjatë, qeverisje të qëndrueshme dhe kushte të denja pune”.

Teksa kriza financiare me të cilën po përballet RTK-ja po vazhdon, të premten, deputetët do të tentojnë për herë të 52-të që ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare, vetëm një ditë para se të skadojë afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për themelimin e organit ligjvënës.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России