Добавить новость
103news.com
World News
Июль
2025

Prokuroria në Serbi ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave për përgatitje të ndryshimit me forcë të pushtetit

0

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave nën dyshimin se kanë përgatitur ndryshim me forcë të pushtetit në Serbi. Dy prej tyre akuzohen edhe për posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve të zjarrit dhe municionit.

Mes të akuzuarve janë Ivan Matoviq, një opozitar nga qyteti i Kralevës, Novica Antiq, ish-kryetar i Sindikatës Ushtarake të Serbisë, si dhe të paktën dy veteranë të luftës që kanë shprehur mbështetje për protestat studentore.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që t’u zgjatet masa e paraburgimit Ivan M., Novica A. dhe Branko M., ndërsa Aleksandar I. dhe Vidan K. t’u zgjatet masa e arrestit shtëpiak, për të parandaluar përsëritjen e mundshme të veprës penale në një periudhë të shkurtër.

Sipas komunikatës së Prokurorisë serbe, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 qershor, të akuzuarit janë takuar në një lokal në Kralevë ku kanë planifikuar kryerjen e një vepre penale, përkatësisht janë dakorduar dhe organizuar me të tjerë për të ndërmarrë veprime që synonin cenimin e rendit kushtetues të Serbisë.

Prokuroria e Beogradit ka publikuar edhe një transkript të bisedës, që sipas saj, është regjistruar në lokalin ku ishin mbledhur të akuzuarit. Në të flitet për organizimin e një proteste më 28 qershor në Beograd, për mënyrën e udhëtimit, numrin e pjesëmarrësve dhe veprimet që duhej ndërmarrë.

Sipas Prokurorisë, njëri nga të akuzuarit thuhet të ketë thënë: “Hyn, e pushton ndërtesën e Qeverisë, e bllokon dhe nuk del prej saj”.

Po ashtu, më 25 qershor, Ivan Matoviq dyshohet se ka kontaktuar me një person të quajtur Sërxhan G. për të diskutuar udhëtimin drejt protestës dhe hapat që do të ndërmerreshin.

Në të njëjtën ditë, policia ndaloi automjetin e drejtuar nga Ivan Matoviqi dhe gjatë kontrollit gjeti një pistoletë të llojit CZ 765 me numër serik të fshirë, e ngarkuar me 7 plumba, si dhe një kuti me 25 fishekë të njëjtë.

Në shtëpinë ku qëndronte Branko M. në Kragujevc, gjatë bastisjes u gjet një pushkë, nëntë kuti me gjithsej 135 plumba pushke, si dhe dy plumba shtesë pushke dhe dy plumba pistolete, për të cilat ai nuk posedonte leje.

Avokati i të akuzuarve, Ivan Niniq, ka deklaruar më herët se kjo është “një fushatë e inskenuar nga regjimi” kundër kundërshtarëve politikë.

Përpara protestës së paralajmëruar për Ditën e Vidovdanit, më 28 qershor, studentët që kishin bllokuar fakultetet i kishin dorëzuar një ultimatum Qeverisë së Serbisë.

Ata kërkuan shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ndërprerjen e tubimit në qendër të Beogradit, ku prej tre muajsh protestojnë kundërshtarët e bllokadës së fakulteteve që e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”.

Studentët protestues kanë theksuar se me veprimet e tyre kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России