Добавить новость
103news.com
World News
Июль
2025

Policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar në një protestë pro-palestineze në Berlin

0

Policia e Berlinit njoftoi të dielën se ka arrestuar 57 persona gjatë një proteste pro-palestineze që u mbajt në margjinat e marshit vjetor të Krenarisë në qytet një ditë më parë. Gjatë protestës, 17 zyrtarë policorë u plagosën.

Sipas policisë, rreth 10.000 protestues morën pjesë në tubimin e së shtunës në mbështetje të palestinezëve, por autoritetet ndërhynë për të shpërndarë turmën pasi organizatorët hasën vështirësi në rivendosjen e rendit.

Arrestimet lidhen me prishje të rendit publik, përfshirë rezistencë ndaj policisë, hedhje e shisheve apo përplasje fizike, por edhe përdorimin e sloganeve anti-semite si dhe “simbolesh të organizatave antikushtetuese dhe terroriste”, njoftoi policia në rrjetet sociale.

Lëvizja “Internationalist Queer Pride for Liberation”, e cila në faqen e saj të internetit deklaron se “nuk ka çlirim queer pa një luftë anti-imperialiste, anti-kolonialiste dhe anti-zioniste”, ishte organizatorja e protestës.

Demonstrata pro-palestineze u zhvillua ndërsa parada vjetore e Krenarisë në Berlin po mbahej në një distrikt tjetër të qytetit, ku u kryen edhe 64 arrestime për fyerje, sulme dhe gjithashtu për përdorim të supozuar të simboleve të lidhura me “organizatat terroriste”.

Një tjetër protestë, e mbajtur nga militantë të ekstremit të djathtë kundër paradës së Krenarisë, u zhvillua gjithashtu, dhe policia i tha agjencisë AFP se 20 persona u arrestuan atje.

Protestat pro-palestineze janë shtuar në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës.

Këto demonstrata pasqyrojnë shqetësimet e shtuara ndërsa konflikti Izrael-Hamas vazhdon, me Izraelin që po ndjek një operacion ushtarak shkatërrues në Gazë pas sulmit të Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja - më 7 tetor 2023.

Sulmi i Hamasit në Izrael shkaktoi vdekjen e 1.219 personave, shumica prej tyre civilë, sipas një përllogaritjeje të AFP-së bazuar në shifra zyrtare.

Fushata izraelite ka vrarë 59.733 palestinezë, kryesisht civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Gjermania, e cila përpiqet të shlyejë fajin për Holokaustin, ka qenë një nga mbështetëset më të forta të Izraelit. Por, ndërsa numri i viktimave civile dhe vuajtjet në Gaza janë rritur, ajo ka ashpërsuar së fundmi kritikat ndaj aleatit të saj.

Gjermania ka deklaruar së fundmi se e konsideron njohjen e një shteti palestinez si “një nga hapat përfundimtarë në rrugën drejt zgjidhjes me dy shtete”.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России