Добавить новость
103news.com
World News
Июль
2025

Google dështoi t’i paralajmëronte 10 milionë turq për tërmetin e vitit 2023

0

Gjiganti Google e ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit për tërmete ka dështuar që t’i njoftojë njerëzit në kohën e tërmetit vdekjeprurës që ka ndodhur në Turqi më 2023.

Dhjetë milionë njerëzve brenda 157 kilometrave të epiqendrës do të mund t’iu dërgohej alarmi i nivelit më të lartë – pra një paralajmërim 35-sekondësh për të gjetur diku strehim.

Si përfundim, vetëm 469 persona kanë pranuar këso paralajmërime para tërmetit 7.8 shkallësh të Rihterit.

Google i ka thënë transmetuesit britanik BBC se gjysmë milioni njerëz kanë pranuar paralajmërime të nivelit më të ulët, të cilat janë të dizajnuara për “shkundje të lehta”.

Paraprakisht, ky gjigant teknologjik kishte deklaruar se sistemi ka performuar “mirë”.

Sistemi funksionon në pajisjet Android, të cilat i përdorin mbi 70 për qind e banorëve të Turqisë.

Më shumë se 55.000 njerëz kanë vdekur si pasojë e dy tërmeteve të mëdha që patën goditur juglindjen e Turqisë më 6 shkurt 2023, ndërsa mbi 100.000 janë plagosur.

Shumica e banorëve kanë qenë në gjumë nëpër banesat e tyre në kohën kur kanë nisur dridhjet.

Sistemi paralajmërues i Google-it ka qenë funksional në ditën e tërmetit, mirëpo e ka nënvlerësuar fuqinë e tërmeteve.

Ky sistem, i quajtur Alarmi i Androidit për Tërmete ka kapacitet t’i detektojë lëvizjet prej një numri të telefonave mobilë që e kanë sistemin operativ të Androidit.

Për shkak se tërmetet lëvizin relativisht ngadalë prej Tokës, paralajmërimi mund të dërgohet disa sekonda më parë.

Paralajmërimi më serioz quhet “Vepro”, dhe përcillet me një alarm me zë, duke u shfaqur në gjithë ekranin e telefonit.

Ky paralajmërim supozohet se duhet t’iu dërgohet njerëzve kur detektohen lëvizje të fuqishme që mund të kërcënojnë jetën e njeriut.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России