Добавить новость
103news.com
World News
Август
2025

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë

0

Zjarrfikësit dhe autoritetet lokale thanë se janë në gatishmëri të lartë të premten, pavarësisht se kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin më të madh me të cilin është përballur Franca në dekadat e fundit, për shkak se parashikohen temperatura të larta që mund ta rindezin zjarrin në jug.

Në tri ditët e fundit, zjarri u përhap në më shumë se 160 kilometra katrorë në rajonin Aude. Si pasojë e zjarrit ka vdekur një person, ndërkaq qindra të tjerë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Për shkak të motit të nxehtë dhe të thatë, zjarri u përhap shpejt me një perimetër që arriti në 90 kilometra, dhe autoritetet lokale thanë se duhet të mbeten vigjilente gjatë gjithë fundjavës, pasi pritet që temperaturat të shkojnë në mbi 30 gradë Celsius.

Administratori i rajonit, Christian Pouget, tha se rreth 1,000 persona ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre pasi zjarri përfshiu 15 komunat në rajonin malor të Krbieres, duke shkatërruar ose dëmtuar të paktën 36 shtëpi.

Si pasojë e zjarrit janë lënduar 21 persona, përfshirë 16 zjarrfikës, thanë autoritetet lokale.

Rreth 1.300 shtëpi janë ende pa energji elektrike për shkak të dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë, thanë autoritetet në Aude. Banorët janë paralajmëruar të mos kthehen në shtëpi pa autorizim, pasi shumë rrugë mbeten të bllokuara dhe të rrezikshme.

Hetimet kanë nisur për të kuptuar se si shpërtheu zjarri.

Ky është zjarri më i madh që Franca ka regjistruar në bazën e saj të të dhënave, të krijuar më 2006. Por, ministrja franceze për Ekologji, Agnès Pannier-Runacher, tha se ky është zjarri më i madh që vendi ka regjistruar që nga viti 1949, duke lidhur shpërthimin e zjarrit me ndryshimet klimatike.

Evropa Jugore është përballur me shumë zjarre të mëdha gjatë kësaj vere.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën dhe intensitetin e valëve të nxehtësisë dhe thatësirës, duke e bërë rajonin më të ndjeshëm ndaj zjarreve të egra.

Muajin e kaluar, një zjarr i madh që arriti deri në portin jugor të Marsejës, qytetit të dytë më të madh të Francës, la të plagosur rreth 300 persona.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России