Добавить новость
103news.com
World News
Август
2025

Paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Baicë

0

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Kjo masë iu caktua pasi sipas gjykatës, T.K. – i cili ka pranuar fajësinë – ka rrezik që të arratiset apo të fshehëm ndryshojë apo falsifikojë provat.

Gjykata tha se dyshohet se vrasja është kryer në bashkëkryerje, por “ende nuk janë siguruara informata të mjaftueshme për bashkëkryesit potencialë”.

Si ndodhi vrasja?Në njoftimin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, janë dhënë detaje lidhur me vrasjen e Bajraktarit.

Autoritetet gjyqësore dyshojnë se T.K., më 3 gusht nga ora 16:00 dhe deri rreth orës 12:10 të ditës tjetër, në Baicë të Lipjanit, pas mosmarrëveshjeve paraprake me viktimën “me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta”.

Sipas Gjykatës Themelore, viktima kishte dalur nga shtëpia rreth orës 16:00 të 3 gushtit për të kullotur gjedhet e tij në livadhet e fshatit. Ai fillimisht ishte goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas dyshohet se ishte ngufatur dhe trupi i ishte tërhequr zvarrë për disa metra përmes një arre të mbjellë me misër.

Të dyshuarit, kishin hequr disa rrënjë misri, kishin gërmuar një gropë në thellësi mbi një metër, kishin vendosur trupi e pajetë dhe sipër kishin vendosur dërrasa, dhe, si dhe rrënjë misri.

Autoritetet gjyqësore njoftuan se më 4 gusht familjarët e viktimës kishin nisur kërkimin e tij në mesditë nëpër fshat, kur e kishin gjetur trupin e tij.

Gjykata Themelore tha se T.K. ka të kaluar kriminale, përkatësisht ndaj tij ka dy aktgjykime të plotfuqishme.

T.K. u arrestua më 12 gusht gjatë kontrolleve të kryera në Baicë. Prokuroria më pas njoftoi se ai kishte pranuar se e ka kryer vrasjen e Enver Bajraktarit dhe ndaj tij u shqiptua masa e ndalimit policor prej 48-orësh.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России