Добавить новость
103news.com
World News
Август
2025

PDK i kërkon Kushtetueses ta pezullojë vendimin e ZRRE-së për liberalizim të tregut të energjisë

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë kërkesë të enjten në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e vendimit të rregullatorit të energjisë që detyroi bizneset e mëdha të dalin në treg të lirë.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri – i cili e dorëzoi kërkesën në emër të partisë – tha për gazetarë në Prishtinë se i kanë kërkuar gjykatës fillimisht pezullimin e vendimit dhe pastaj shqyrtimin e “meritës” së vendimit dhe përfundimisht shfuqizimin e tij.

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë hyri në fuqi më 1 qershor, me gjithë kundërshtimet nga bizneset.

Ky vendim ka prekur 1.300 kompani të mëdha, të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë, ose qarkullim vjetor prej mbi 10 milionë euro.

“Në mbrojtje të ekonomisë së vendit tonë, sapo deponuam kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, e cila në mënyrë të dhunshme nxjerr 1.300 biznese në të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë, sepse treg të lirë energjisë në Kosovë nuk ka dhe nuk kanë krijuar kushte”, tha Tahiri.

Në fillim të korrikut, Gjykata Themelore e Prishtinës e hodhi poshtë kërkesën e PDK-së për pezullimin e vendit të rregullatorit të energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë, ndërsa Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi vendimin e saj më vonë.

Tahiri tha se vendimi i rregullatorit të energjisë, “i cili u legjitimua nga shkalla e parë e Gjykatës Themelore dhe nga Gjykata e Apelit, i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh ekonomisë së vendit tonë”.

Ai ka shpresa se Kushtetuesja do të vendosë në të mirë të kërkesë së partisë së tij, duke shtuar se “bashkë me ekipin tonë kemi argumentuar shumë mirë se vendimet e këtyre dy gjykatave janë vendime që bien në kundërshtim me rendin tonë kushtetues dhe Kushtetutën e Kosovës”.

Ndërkohë, Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) njoftoi të shtunën se ka filluar shkyçjen e rreth 450 bizneseve nga rrjeti, për shkak të përfundimit të afatit të përcaktuar që ato të lidhin marrëveshje me furnizues tjerë të energjisë.

Fillimi i shkyçjeve erdhi pas njoftimit të ZRR-së një ditë më herët se shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale ka vendosur kundër shtyrjes së liberalizimit të tregut të energjisë.

ZRRE-ja tha të shtunën Radios Evropa e Lirë se deri më tash janë shkëputur 600 njehsorë nga 1.400 në total që do t’i nënshtrohen këtij procesi.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë e kanë pranuar me shqetësim vendimin e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale që vendimi për liberalizim të tregut të energjisë të vazhdojë të zbatohet.

Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se do ta vazhdojë betejën përmes mjeteve ligjore që i ka dispozicion.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.

Në vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka filluar në fund të viteve ’90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët.

Në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России