Добавить новость
103news.com
World News
Август
2025

Irani dhe fuqitë evropiane do të takohen javën e ardhshme për bisedime bërthamore

0

Irani do të takohet javën e ardhshme me Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, për bisedime mbi programin e tij bërthamor, njoftuan palët të premten.

Fuqitë evropiane e kanë paralajmëruar Teheranin se duhet të angazhohet në bisedime shpejt për ta shmangur rikthimin e sanksioneve.

Republika islamike e pezulloi bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në korrik, pas luftës së saj 12-ditore me Izraelin, duke përmendur dështimin e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së për ti dënuar sulmet izraelite dhe amerikane ndaj objekteve të saj bërthamore.

Treshja evropiane – palë në marrëveshjen historike bërthamore të vitit 2015 – ka kërcënuar se do ta aktivizojë "mekanizmin e rikthimit" deri në fund të gushtit.

Ky hap do të rivendoste sanksione të mëdha të OKB-së, të cilat ishin hequr me marrëveshjen e vitit 2015, nëse Irani nuk pranon ta kufizojë pasurimin e uraniumit dhe ta kthejë bashkëpunimin me inspektorët e IAEA-s.

“U arrit pajtueshmëri që bisedimet e Iranit me tri vendet evropiane dhe me Bashkimin Evropian të vazhdojnë të martën e ardhshme në nivelin e zëvendësministrave të jashtëm”, tha Ministria e Jashtme e Iranit pas një telefonate mes ministrit të jashtëm Abbas Araghchi dhe diplomatëve të lartë evropianë.

Franca konfirmoi bisedimet dhe paralajmëroi se koha është shumë e kufizuar për Iranin.

“Sapo zhvilluam një telefonatë të rëndësishme me homologun tonë iranian lidhur me programin bërthamor dhe sanksionet ndaj Iranit që po përgatitemi t’i rivendosim”, tha ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot në X, duke shtuar se në telefonatë ishin edhe homologët e tij britanikë e gjermanë, si dhe diplomatja e lartë e BE-së.

“Koha po mbaron. Një takim i ri do të zhvillohet javën e ardhshme për këtë çështje”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha në X se vendi i tij mbetet “i përkushtuar ndaj diplomacisë, por koha është shumë e shkurtër”.

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, në të njëjtën linjë tha: “Me afatin e afrimit të mekanizmit të rikthimit, gatishmëria e Iranit për t’u angazhuar me SHBA-në është vendimtare. Irani duhet gjithashtu të bashkëpunojë plotësisht” me IAEA-n.

Nuk dihet tani për tani se ku do të zhvillohen bisedimet.

Irani dhe trioja evropiane – e njohur si E3 – zhvilluan bisedime në fund të korrikut në konsullatën iraniane në Stamboll, të cilat Teherani i përshkroi si “të hapura”.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 synonte të parandalonte Iranin të zhvillonte bombë atomike – një ambicie që Teherani e ka mohuar vazhdimisht.

Marrëveshja u godit rëndë në vitin 2018, kur Donald Trump, gjatë mandatit të tij të parë si president, e tërhoqi në mënyrë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja dhe vendosi sanksione shkatërruese mbi ekonominë iraniane.

Prej atëherë, Irani ka kritikuar palët evropiane, duke i akuzuar për dështim në përmbushjen e angazhimeve të tyre sipas marrëveshjes.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России