Добавить новость
103news.com
World News
Август
2025

AGK dënon "përjashtimin abritrar nga ekrani" të gjashtë gazetarëve të RTK-së

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka thënë të hënën se e ka pranuar me shqetësim atë që e ka quajtur përjashtim arbitrar nga ekrani të gjashtë gazetarëve të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Përmes një postimi në Facebook, AGK-ja ka thënë se gjashtë gazetarët - Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Arton Mulliqi, Edona Musa Mustafa, Jehona Zhitia dhe Valon Bajrami – janë larguar nga moderimi i emisioneve të tyre përmes një vendimi që u është komunikuar të premten e javës së kaluar.

“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë vendim arbitrar të menaxhmentit të RTK-së, që paraqet një nivel të paprecedentë të censurës në transmetuesin publik”, ka thënë kjo organizatë, duke konsideruar se gazetarët në fjalë “janë ndëshkuar” për punën e tyre “të pandikuar politikisht dhe për ngritjen e zërit për vonesën e pagave”.

“Kjo është një dëshmi e re të shqetësimit të ngritur me kohë nga AGK-ja, se menaxhmenti aktual është vënë në shërbim të plotë të Qeverisë Kurti, dhe partisë politike në pushtet, Vetëvendosje”.

Qeveria në detyrë e Kosovës nuk ka reaguar rreth këtij pretendimi, dhe as nuk është përgjigjur ende në kërkesën e REL-it për koment.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, ka bërë të ditur se nesër do të mbahet mbledhja e menaxhmentit të RTK-së dhe, pas saj, RTK-ja do të dalë me një qëndrim zyrtar për këtë çështje.

Të gjashtë gazetarët kanë dalë me një reagim publik duke thënë se kanë kërkuar takim me menaxhmentin e RTK-së, por nuk kanë marrë përgjigje pse është marrë ky vendim ndaj tyre.

“Tendenca është e qartë dhe e shpërfaqur hapur. Këtë e vërteton edhe fakti i paralajmërimeve për heqjen nga skema programore të magazinave informative, sa herë që në këto magazina janë realizuar intervista me të ftuar nga partia në pushtet, të cilët kanë shprehur pakënaqësi nga ballafaqimi profesional”, është thënë në reagim.

Ata kanë përmendur se ndërhyrja në skemën programore është vendim arbitrar dhe i paligjshëm pasi skema programore mund të ndryshohet vetëm nga bordi, ndërsa aktualisht RTK nuk ka bord funksional.

Të gjashtë gazetarët kanë paralajmëruar se do t’i ndjekin rrugët ligjore për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.

Edhe ekspertja kosovare e medias, Flutura Kusari e ka përshkruar këtë vendim si “censurë me motive të pastra politike”.

Vonesat e pagaveJavëve të fundit, RTK-ja është përballur me krizë financiare, për shkak të mosalokimit të pjesës së dytë të buxhetit të tij vjetor, si pasojë e moskonstitumit të Kuvendit të Kosovës.

Buxheti vjetor i RTK-së kap vlerën e 8.9 milionë eurove, ndërsa këto mjete i ndahen nga Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Më 15 gusht, Qeveria në detyrë e Kosovës ka bërë të ditur se e ka miratuar në parim kërkesën e RTK-së për kredi në vlerë prej mbi 2.5 milionë euro, që mundëson ndihmën financiare për transmetuesin deri në konstituimin e Kuvendit.

Organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare që merren me të drejtat e gazetarëve, por edhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të gjejnë një zgjidhje për krizën financiare në RTK.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России