Добавить новость
103news.com
World News
Август
2025

Kina dhe India zotohen të jenë partnerë e jo rivalë

0

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, janë zotuar të dielën për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare dhe për ta forcuar bashkëpunimin, para hapjes së një samiti rajonal në Tianjin.

Modi po e viziton Kinën për herë të parë që prej përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve pas përplasjes vdekjeprurëse mes ushtarëve kinezë dhe indianë në kufi, në vitin 2020.

Ai ndodhet në Kinë si pjesë e anëtarësimit të Indisë në Organizatën e Shangait për Bashkëpunimi, e cila është grupim rajonal politik, ekonomik dhe i sigurisë i themeluar nga Kina.

Në fjalën e tij hapëse, Modi tha se marrëdhëniet me Kinën janë zhvendosur në “një drejtim domethënës”, duke shtuar se “në kufi mbizotëron tani një mjedis paqësor, pas ndaljes së mospajtimeve”.

Xi tha se shpreson që takimi në Tianjin “do ta çojë më lart” dhe do ta promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

Të dyja palët nuk duhet “ta lënë çështjen kufitare t’i përcaktojë marrëdhënien e përgjithshme Kinë-Indi”, shtoi Xi, duke theksuar se zhvillimi ekonomik për të dyja vendet duhet të jetë përqendrimi kryesor.

“Për sa kohë që mbeten të përkushtuar ndaj synimit të përgjithshëm për të qenë partnerë, jo rivalë, dhe për të ofruar mundësi zhvillimi, jo kërcënime, marrëdhëniet Kinë-Indi do të lulëzojnë dhe do të ecin përpara në mënyrë të qëndrueshme”, tha Xi.

Ndërkohë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili mbërriti në Tianjin të dielën, pritet gjithashtu të takohet me të dy liderët në ditët në vijim.

Në fillim të gushtit, diplomati i lartë kinez, Wang Yi, vizitoi Nju Delhin, ndërsa të dyja palët shpallën afrim të marrëdhënieve. Të dyja qeveritë u zotuan t’i rinisin bisedimet kufitare, si dhe ta rifillojnë lëshimin e vizave dhe fluturimeve direkte.

Vizita e Wangut përkoi me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa prej 50 për qind ndaj Indisë për blerjen e naftës ruse, por procesi i Delhit për të rindërtuar marrëdhëniet me Pekinin kishte qenë në përgatitje prej muajsh.

Këtë vit Kina dhe India kanë shtuar vizitat zyrtare dhe kanë diskutuar lehtësimin e disa kufizimeve mbi tregtinë dhe lëvizjen e njerëzve përtej kufirit.

Në qershor, Pekini lejoi pelegrinët nga India të vizitojnë vendet e shenjta në Tibet.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России