Добавить новость
103news.com
World News
Август
2025

Universitetet në Serbi presin rikthimin e studentëve pas protestave

0

Universitetet në Serbi shpresojnë t’i rihapin dyert në shtator, pas muajve të bojkotimit nga studentët, por Jellena Stankoviq është e vendosur: “Nuk do t’u kthehem studimeve”.

Stankoviq është studente në Akademinë e Arteve në Novi Sad - qytet në Serbinë veriore, që është epiqendër e valës më të madhe të protestave antiqeveritare në këtë vend, në gati 30 vjet.

Në këtë qytet, nëntorin e kaluar, u shemb çatia e një stacioni hekurudhor, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave.

Që atëherë, studentët udhëheqin protesta, duke kërkuar përgjegjësi.

“Lufta duhet të vazhdojë”, thotë Stankoviq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Ajo është pjesë e një brezi studentësh që kanë sakrifikuar një vit nga studimet e tyre dhe tani po vendosin nëse do të vazhdojnë bojkotimin apo do të kthehen në ligjërata.

Sipas Stankoviqit, ky vit nuk ka qenë i humbur.

“Kam takuar njerëz të jashtëzakonshëm, si studentë ashtu edhe profesorë, me të cilët pres të mbaj kontakt edhe pasi të mbarojë e gjithë kjo”, thotë ajo.

“Për mua, zbulimi më i bukur në jetë është se mund të bëj diçka tjetër, jo vetëm të luaj në piano”, shprehet Stankoviq.

Në Beograd, Konstantin Cvetanoviq ndau fotografi të protestave studentore në Fakultetin e Fizikës, me fjalën “Bllokadë” të shkruar në një dërrasë të zezë.

Ai thotë se viti i kaluar i ka dhënë një lloj tjetër arsimimi.

“Edhe pse kemi pasur një vit të shkurtuar akademik, ajo që kemi mësuar rreth integritetit profesional gjatë kësaj bllokade, do të vlejë shumë më tepër sesa njohuritë që mund t’i humbasim”, thotë ai.

Cvetanoviq, megjithatë, mendon se tani mund të jetë koha për t'u rikthyer në fakultete, duke shtuar se protestat mund të vazhdojnë ende.

“Të jesh për muaj të tërë në një situatë ku vetëm universitetet nuk funksionojnë, thjesht nuk ka kuptim. Me këtë, ne vetëm do t’u jepnim autoriteteve motivim që ta mbyllin universitetin”, thotë Cvetanoviq.

Disa institucione mësimore bënë një hap të pazakontë, duke u përpjekur të rihapeshin që në qershor, para pushimeve verore.

Një prej tyre ishte Shkolla e Lartë Teknike në Suboticë, në veri të Serbisë.

Nenad Gojkoviq thotë se nuk dëshiron t’i vazhdojë studimet, por pranon se shumë studentë të tjerë tashmë janë kthyer.

“E di që shumë kolegë kanë sakrifikuar shumë, si financiarisht ashtu edhe në aspektin kohor. Shumë prej tyre kanë gjetur punë për të mbuluar shpenzimet. Disa nuk mbështeten nga prindërit dhe ia dalin vetë. Shumë prej tyre edhe i kanë humbur bursat”, thotë Gojkoviq.

Stankoviq është e përgatitur për të njëjtën gjë në Novi Sad.

“Nuk mund të them se do të ndiej ndonjë pakënaqësi ndaj kolegëve, të cilët, për arsye objektive, nuk mund ta vazhdojnë luftën me aq pasion sa në fillim”, thotë ajo.

Beogradi dhe Novi Sadi kanë universitetet më të mëdha në Serbi.

Të dhënat që ato kanë publikuar, sugjerojnë se mësimi pritet të rifillojë së shpejti.

Universiteti i Novi Sadit hapi mbi 9.500 vende për studentët e rinj për vitin e ardhshëm akademik.

Në rundin e parë u regjistruan mbi 5.300 studentë, ndërsa rundi i ardhshëm do të mbahet në shtator.

Universiteti i Beogradit njoftoi se në regjistrimin e parë u pranuan 10.984 studentë - 538 më pak se vitin e kaluar.

Përgatiti: Valona Tela







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России