Добавить новость
103news.com
World News
Сентябрь
2025

Izraeli thotë se mbi 250.000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës

0

Ushtria izraelite tha se më shumë se 250.000 persona janë larguar nga Qyteti i Gazës për në pjesë të tjera të territorit palestinez në javët e fundit, që kur Izraeli intensifikoi sulmet e tij ndaj qendrës më të madhe urbane të Gazës.

“Sipas vlerësimeve të ushtrisë izraelite, më shumë se çerek milion banorë të qytetit të Gazës janë larguar nga qyteti për sigurinë e tyre”, tha në X zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afër 1 milion palestinezë jetojnë në dhe përreth Qytetit të Gazës.

Më 13 shtator, ushtria izraelite lëshoi pamflete nga ajri duke iu bërë thirrje banorëve të qarqeve perëndimore që të evakuohen, teksa agjencia për mbrojtje civile e Gazës raportoi për sulme të vazhdueshme.

“Ushtria izraelite po operon me forcë shumë intensive në zonën tuaj dhe është e përkushtuar që ta shkatërrojë dhe mposhtë Hamasin [grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian]”, thuhet në pamflet.

Izraeli, që ka paralajmëruar një operacion për marrjen e kontrollit të plotë të Qytetit të Gazës, po përballet me presion ndërkombëtar që të mos vazhdojë me planin. Por, shteti thotë se është i vendosur që të shkatërrojë Hamasin dhe thotë se Qyteti i Gazës është një prej bastioneve të fundit të grupit palestinez.

Javët e fundit, ushtria ka sulmuar ndërtesat shumëkatëshe, duke thënë se ato përdoren nga Hamasi.

OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar kanë paralajmëruar se ofensiva e ushtrisë izraelite do të përkeqësojë situatën veçse katastrofike humanitare në Qytetin e Gazës, ku OKB-ja ka shpallur gjendje të urisë.

Sipas agjencisë për mbrojtje civile në Gazë, nga mëngjesi i së shtunës të paktën pesë persona janë vrarë nga sulmet izraelite.

Një ditë më parë, të paktën 50 persona u vranë në mbarë Rripin e Gazës, sipas kësaj agjencie.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России