Добавить новость
103news.com
World News
Октябрь
2025

Trump autorizon angazhimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago

0

Presidenti amerikan, Donald Trump ka autorizuar angazhimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago për të adresuar atë që e ka quajtur krim jashtë kontrollit.

Ky vendim është marrë disa orë pasi autoritetet e imigrimit kanë deklaruar se janë përballur me protestuesit në qytetin e udhëhequr nga demokratët, dhe kanë shtënë me armë ndaj një gruaje të armatosur, pasi ajo dhe të tjerë i kanë nisur makinat drejt makinave të zyrtarëve policorë.

Liderët shtetërorë dhe ata lokalë i kanë kritikuar që disa ditë planet e Trumpit për të angazhuar Gardën dhe e kanë quajtur vendimin abuzim me pushtetin.

Guvernatori i Illinoisit, JB Pritzker ka thënë se Trump po “tenton të prodhojë një krizë”.

Ky njoftim ka ardhur teksa një gjyqtar federal në Portland, Oregon – tjetër qytet liberal – e ka bllokuar përkohësisht administratën Trump nga dërgimi i 200 trupave atje.

Ende nuk dihet nëse edhe në Çikago vendimi do të sfidohet nga gjykatat.

Më herët gjatë javës, presidenti amerikan ka folur para zyrtarëve më të lartë ushtarakë për angazhimin e vazhdueshëm të ushtrisë në qytetet amerikane.

Ai u ka thënë liderëve ushtarakë se dëshiron që qytetet amerikane të shërbejnë si “qendra stërvitjeje” për trupat amerikane, ashtu që ata të mund ta luftojnë “armikun prej brenda” dhe t’i shuajnë trazirat.

Krimi i dhunshëm ka rënë dukshëm në Çikago në dy vjetët e fundit. Megjithatë, në krahasim me vendet tjera, mesatarja është më e lartë.

Vetëm në vikendin e muajit të kaluar, kur është shënuar Dita e Punës, janë regjistruar të paktën 58 të shtëna me armë – tetë prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России