Добавить новость
103news.com
World News
Октябрь
2025

Shpenzimet në reklama të kandidatëve për komuna

0

Në 30 ditët e fundit, në Kosovë janë shpenzuar mbi 60 mijë euro për sponsorizim të reklamave me mesazhe kryesisht politike.

Shumica e sponsorizuesve janë politikanë që pas një jave do të garojnë për të marrë në dorë qeverisjen e komunave të Kosovës.

Mbi 14 mijë euro prej këtyre parave të shpenzuara për reklama në Facebook, janë shpenzuar nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, për kryetar të Prishtinës.

Ai ka shpenzuar dukshëm më shumë sesa të gjithë kundërkandidatët e tij.

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Merkur Beqiri nga Alternativa dhe kandidati i pavarur, Fatmir Selimi, madje nuk shfaqen fare në listën e sponsorizuesve të reklamave.

Ismaili ka zhvilluar fushatë edhe në platformën TikTok, mirëpo në këtë platformë ka më pak transparencë për mënyrën se si funksionon shpërndarja e videove.

Për të rritur transparencën, kompania pronare e Facebook-ut, Meta, publikon të gjitha të dhënat për reklamat e sponsorizuara në Facebook dhe Instagram. Edhe vetë partitë politike detyrohen t'i raportojnë këto shpenzime në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Përmes të dhënave të publikuara nga Meta kuptohet se sponsorizuesi i dytë më i madh në 30 ditët e fundit është Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit.

Edhe shumë kandidatë për komuna të tjera, jashtë kryeqytetit, kanë përdorur këtë opsion për të arritur një numër më të madh të njerëzve me reklamat e tyre.

Reklamimi në Facebook vjen me opsionin për të zgjedhur audienca specifike për secilin publikim - gjininë, moshën, rajonin… Partitë dhe politikanët kanë mundësi të targetojnë audienca të ndryshme.

Por, pothuajse të gjithë kanë preferuar të targetojnë gjithë popullsinë në Kosovë me të drejtë vote, nga 18 vjeç e sipër.

Ajo që ka shfrytëzuar më së shumti opsionet për të targetuar audiencë specifike, është kandidatja e Partisë Socialdemokrate për Prishtinën, Besa Shahini, që ka targetuar prindërit dhe të rriturit deri në moshën 50-vjeçare.

Periudha për të cilën Radio Evropa e Lirë ka analizuar reklamat e sponsorizuara, përfshin gjithë muajin e shtatorit.

Fushata zgjedhore nisi zyrtarisht më 13 shtator, por shumë kandidatë kanë filluar fushatën e tyre online edhe para kësaj date.

Zgjedhjet lokale do të mbahen pas një jave, më 12 tetor.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России