Добавить новость
103news.com
World News
Октябрь
2025

Kosova kërkon paraburgim për të miturin për kontrabandimin e pesë kinezëve

0

Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për të mitur, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një të mitur i cili dyshohet për vepra penale “kontrabandim me migrantë”.

Ai aktualisht është në mbajtje prej 24 orëve.

Policia kishte njoftuar më herët se më 21 tetor, e kishte arrestuar të miturin, shtetas të Serbisë, pasi ishte ndaluar nga policia dhe me të kishin qenë edhe pesë shtetas kinezë që ishin nisur drejt Maqedonisë së Veriut.

Pesë shtetasit kinezë janë dëbuar për në Serbi, thanë autoritetet.

Si ndodhi ngjarja?Përmes një njoftimi, Prokuroria në Ferizaj tha se dyshohet që më 21 tetor, rreth orës 20:20, në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit, i mituri me qëllim të kontrabandimit me migrantë kishte organizuar kalimin e kufirit të migrantëve të paligjshëm, përkatësisht të pesë shtetasve kinezë, duke kaluar pikën kufitare Kosovë-Maqedoni të Veriut.

Fillimisht, sipas Prokurorisë, i mituri ishte takuar dhe kishte komunikuar me personat në fjalë në shtetin e Serbisë dhe “kishin bërë marrëveshje që për secilin person të marrë pagesë në vlerë prej 20.00 euro, e më pas i merr personat në fjalë nga shteti i Serbisë hyjnë në shtetin e Kosovës, ku i mituri siguron një automjet, ku e drejton një person deri më tani i panjohur, dhe i fusin në veturë që të gjithë, e më pas të njëjtit i dërgon në drejtim të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, saktësisht tek vija kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut”.

Njësitë patrulluese kufitare kishin hasur në këta persona dhe i kishin shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku i mituri është arrestuar.

Në fillim të tetorit, në Serbi një shtetas kinez vdiq pasi anija me të cilin ai dhe disa kinezë të tjerë po tentonin të kalonin lumin Danub u përmbyt. Autoritetet serbe e kishin kualifikuar këtë ngjarje si vepër penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz.

Sipas informacioneve jozyrtare, në bordin e anijes që u përmbyt ndodheshin dhjetë shtetas kinezë dhe një shtetas serb.

Ndërkaq, Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime të ndryshme me burgim dhe gjobë për veprën penale të kontrabandimit me migrantë.

Sipas rregullave në Kosovë, një migrant mund të qëndrojë në vend vetëm 15 ditë, pa u lajmëruar tek autoritetet e rendit.

Pas 15 ditësh, ai duhet të aplikojë për statusin e azilkërkuesit - në të kundërtën duhet të largohet nga territori i Kosovës. Për ta fituar statusin e azilit, duhen disa muaj kohë.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России