Добавить новость
103news.com
World News
Октябрь
2025

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

0

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, njoftoi Departamenti i Thesarit të mërkurën.

Përveç tyre, nga lista e zezë janë hequr dhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

Dodik, presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) nuk dha shpjegime pse i hoqi ata nga lista e sanksioneve.

Dodiku – të cilit iu hoq mandati si president i entitetit serb pas dënimit me burgim për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje, Christian Schmidt – tha se e falënderon presidentin amerikan, Donald Trump, për vendimin e OFAC-it.

“U jam mirënjohës presidentit Donald Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij për korrigjimin e një padrejtësie të madhe që iu bë Republikës Sërpska, përfaqësuesve të saj dhe familjeve të tyre. Një padrejtësi e shkaktuar nga administratat e Obamës dhe Bidenit”, tha Dodik në X.

Ai tha se vendimi “nuk është thjesht një korrigjim ligjor, por edhe një rivendosje morale e së vërtetës mbi Republikën Sërpska dhe mbi të gjithë ata që i kanë shërbyer me nder”, shtoi ai.

“Edhe një herë është bërë e qartë se akuzat ndaj nesh nuk ishin asgjë tjetër veçse gënjeshtra dhe propagandë – themeli i kaosit të krijuar nga Christian Schmidt, një kaos që tani duhet zhbërë”, shtoi ai.

Edhe 48 individë dhe subjekte juridike, që më parë ishin sanksionuar sipas Programit të Sanksioneve për Ballkanin Perëndimor, u hoqën nga lista e sanksioneve.

Kush tjetër u hoq nga lista e zezë?Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit tha në vendimin e saj se i hoqi nga lista edhe fëmijët e Dodikut, Igori dhe Gorica, si dhe politikanë nga partia e Dodikut dhe bashkëpunëtorë të tjerë të afërt: Nenad Stevandiq, Stasha Kosharac, Radovan Vishkoviq, Sinisha Karan, Alen Sheraniçre, Millanka Buketar, Dragan Stankoviq, Dushko Peroviq, Dushan Peroviq, Branisllav Okuka, Gjorgje Gjuriq, Vladimir Perishiq, Aleksandar Dobriq, Mirko Dobriq, Vlatko Vukotiq, Marko Gujaniçiq, Nemanja Relin, Daborliq Kuq Filipoviq, Pavle Çoroviq, Radmila Bojaniq dhe Sinisha Dodik.

Kompanitë e lidhura me familjen Dodik që gjithashtu nuk janë më të sanksionuara: Alternativna televizija, Fruit Eco doo Agape Gorica Dodik dhe Ivana Dodik, Restoran Agape, Agro voće doo Laktaši, Global Liberty, Infinity Media, firmat K-2, UNA televizija, Infinity Company, Kalendari Ndërkombëtar, Nimbus Innovations doo, Zelena jabuka doo, Vorto doo, Best Service doo, Agape Best doo, SHIH HULUMTIM MEDIALE.

Javë më parë, OFAC hoqi nga lista e sanksioneve katër individë nga entiteti serb i Bosnjës, Republika Sërpska, të cilët ishin përfshirë në organizimin e festimeve të ditës antikushtetuese të 9 janarit.

Bëhet fjalë për sanksione për Danijela Dragiçeviq, Jelena Pajiq Bastinac, Dijana Millankoviq dhe Goran Rakoviq.

Në dhjetor të vitit të kaluar, autoritetet e Republikës Sërpska nënshkruan një kontratë me firmën ligjore amerikane "Zell & Associates International Advocates" për të lobuar që SHBA-ja t’i heqë sanksionet kundër Millorad Dodikut dhe Zheljka Cvijanoviqit, të promovojnë dialogun midis administratës së Republikës Sërpska dhe Donald Trumpit, si dhe të rishikojnë Marrëveshjen e Dejtonit dhe rolin e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje.

Sipas dokumentit të regjistrimit në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë (RFE), firma ligjore do t’i arrijë këto qëllime në SHBA nëpërmjet komunikimit me përfaqësuesit e autoriteteve lokale ekzekutive dhe legjislative, si dhe sektorin joqeveritar.

Deri më tani, kontratat e Republikës Sërpska me firma lobimi dhe avokatie në SHBA kanë të bëjnë kryesisht me promovimin e investimeve dhe këshillat ligjore, dhe këto shërbime kanë kushtuar dhjetëra mijëra dollarë në muaj.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России