Добавить новость
103news.com
World News
Октябрь
2025

Supremja e hedh poshtë një padi për mbulesën islame në shkollat e Kosovës

0

Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë të mërkurën një padi që kërkonte lejimin e bartjes së shamisë islame në shkollat e Kosovës, duke konfirmuar se Ministria e Arsimit e ka në dorë të vendosë për rregullat e veshjes së nxënësve në shkolla.

Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” i kishte kërkuar Supremes ta shpallte të paligjshëm dhe ta shfuqizonte nenin e udhëzimit administrativ 06/2014 të Ministrisë së Arsimit (MASHT) në lidhje me kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta.

Rrjeti kishte argumentuar se udhëzimi administrativ në fjalë nuk mund ta ndalonte ushtrimin e të drejtave dhe lirive kushtetuese të vajzave që mbajnë shaminë islame, e njohur edhe si hixhab.

Ky rrjet tha në padi se në katër vjetët e fundit kishte pranuar ankesa të shumta nga vajzat që janë përjashtuar nga shkollat publike ose të cilave u është pezulluar vijimi i rregullt i procesit mësimor për shkak të bartjes së shamisë në kokë.

Në shtator të vitit të kaluar, autoritetet e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë e kishin larguar nga procesi mësimor një vajzë me inicialet A.D., për shkak të bartjes së shamisë.

Supremja tha se padia ishte e pabazuar, duke shtuar se Ministria e Arsimit ka autorizim të qartë ligjor për të përcaktuar rregulla për sjelljen e nxënësve, përfshirë edhe rregullat për veshjen - uniformën.

“Rrjedhimisht, akti nënligjor është në përputhje me autorizimin e shprehur ligjor të dhënë nga ligjvënësi. Përcaktimi sikurse në aktin e kontestuar, me të cilin ndalohet bartja e uniformës fetare në shkolla, gjen mbështetje në një akt më të lartë ligjor për nga fuqia hierarkike, andaj si i tillë nuk mund të shfuqizohet”, thuhet në njoftim.

Në udhëzimin administrativ 6/2014 të MASHT-it, në nenin 3, thuhet se nxënësve u ndalohet “bartja e uniformës fetare” në shkolla, por nuk specifikohet se çka nënkupton ajo uniformë.

Rrjeti, në padinë tij, gjithashtu kishte argumentuar se Kushtetuta e Kosovës ua mundëson qytetarëve lirinë e besimit dhe të drejtën për ta manifestuar fenë

Kushtetuta, gjithashtu, saktëson se “liria e manifestimit të fesë, besimit dhe ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë”.

Kufizimi “vetëm me ligj” i të drejtave dhe lirive që burojnë nga Kushtetuta, saktësohet edhe në Nenin 55 të aktit më të lartë juridik të Kosovës.

Në lidhje me këtë, Supremja e citoi një aktvendim të Kushtetueses nga viti 2011 për interpretimin e të drejtave dhe lirive themelore në pajtim me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili thoshte se “liria fetare është kryesisht një çështje e ndërgjegjes individuale dhe përfshin edhe manifestimin e fesë në mënyrë private dhe publike, por nuk mbulon çdo veprim të motivuar nga feja”.

“Gjykata ka vënë në dukje se rregullat lidhur me bartjen e simboleve fetare në institucionet arsimore ndryshojnë nga vendi në vend, duke u bazuar në traditat kombëtare dhe nevojën për mbrojtjen e të drejtave dhe rendit publik”, thuhet në njoftim.

Çështja e largimit nga institucionet arsimore të nxënëseve që bartin shami ka qenë problem i kamotshëm në Kosovë.

Uniforma dhe mbulesa dallojnë. Termi ‘uniformë’ dallon tërësisht nga ky obligim ose kjo veshje, që është fetare..."

Në vitin 2010, MASHTI e nxori udhëzimin administrativ që ka përcaktuar kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënësit e shkollave të mesme të larta, përmes të cilit, po ashtu, është ndaluar bartja e uniformave fetare.

E njëjta ndalesë është përsëritur edhe në udhëzimin administrativ të MASHT-it të vitit 2014.

Bashkësia Islame e Kosovës kishte kundërshtuar asokohe duke thënë se shamia nuk ishte uniformë fetare.

Shamia apo hixhabi, sipas interpretimit të BIK-ut, është normë në traditën e besimit islam dhe nuk paraqet veshje uniforme të një modeli, ngjyre apo materiali, me të cilin identifikohen organizatat apo institucionet e caktuara.

Instituti i Kosovës për Drejtësi kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se në nenin 3 të udhëzimit administrativ 6/2014 ka ndalesa të përgjithshme, interpretimi i të cilave nuk saktësohet.

Sipas tij, interpretimet e ndryshme të dispozitave nga palët e caktuara, rrisin rrezikun për të krijuar situata të trajtimit selektiv të rasteve.







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России