Добавить новость
103news.com
World News
Ноябрь
2025

Kushtetuesja në Shqipëri rikthen Veliajn në krye të Tiranës

0

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar një dekret të presidentit Bajram Begaj dhe një vendim të Qeverisë shqiptare, duke rikthyer në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, dhe duke anuluar mbajtjen e zgjedhjeve në këtë komunë.

Në dekretin e rrëzuar të Begajt, 9 nëntori ishte shpallur datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Tiranës.

Ndërkaq, Kushtetuesja rrëzoi vendimin e Qeverisë shqiptare për shkarkimin e Veliajt.

Begaj kishte nënshkruar dekretin për zgjedhje në Tiranë, pas vendimit të Qeverisë shqiptare për shkarkimin e Veliajt, bazuar në argumentin se ai kishte munguar në ushtrimin e funksionit të kryetarit për tre muaj.

Shkarkimi i Veliajt ishte inciuar nga Këshilli Bashkiak.

Veliaj në aneksën dërguar në Kushtetuese kishte argumentuar se nuk ka mundur të ushtrojë funksionin e kryetarit të Tiranës për shkak se është në paraburgim.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt nën dyshime për korrupsion.

Ai akuzohet për korrupsion që përfshin të paktën 1.1 milion euro fonde publike, të cilat pretendohet se u janë dhënë bizneseve e të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme.

Veliaj - në mandatin e tij të tretë si kryetar bashkie – sipas Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dyshohet se ka krijuar një skemë korruptive mes disa kompanive në pronësi të bashkëshortes së tij dhe gjashtë biznesmenëve të lidhur me të.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

Pas arrestimit të tij, SPAK tha se hetimet gjetën se Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë “ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme”.

Sipas SPAK-ut, hetimet kanë treguar se bashkëshortja e Veliajt, vetë ose përmes personave të afërt me të, ka bërë blerje online në vlerën 86.721.175 lekë (873.878 euro), kryesisht veshje dhe bizhuteri. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar, siç e parashikon ligji.

Gjykata kishte urdhëruar edhe sekuestrimin e disa llogari bankare të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe shoqërive të lidhura me të, që kapin vlerën e 869.149 eurove.

Ndërsa, në zyrat e një prej shoqërive të administruara prej saj ishin gjetur në një kasafortë dhe janë sekuestruar 95.350 euro, 14,900 dollarë dhe 665.000 lekë (6.700 euro).







Губернаторы России





Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media


103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости




Спорт в России и мире



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России