Klubet angleze të futbollit bëjnë histori
Arsenali fitoi në Valencia, ndërsa Chelsea mundi Eintracht Frankfurtin të enjten, duke arritur në finalen e Ligës Evropiane.
Kjo pasoi fitoren e Liverpoolit ndaj Barcelonës dhe të Tottenhamit ndaj Ajaxit, të cilët u plasuan në finalen e Ligës së Kampionëve.
Kjo është hera e parë që të katër finalistët në dy garat kryesore të Evropës vijnë nga i njëjti vend - Anglia.
Arsenali dhe Chelsea do të takohen në Baku të Azerbajxhanit më 29 maj.
Ndërsa, Liverpooli dhe Tottenhami do të luajnë në Madrid më 1 qershor.
